Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Tefta Sala

Shi qershori

Aromë shiu veror dhe pak melankoli
fëmijë tekanjoz.
Një qiell pa ngjyrë dhe re që gumzhijnë
klithma erotike si të jenë duke iu dhënë
shpirtërisht shiut që nisi si sinfonia
e nëntë Bethoviane.
E shoh përtej dritares këtë episod intrigash
të ëmbla dhe nuk ngopem.
Shi qershori ky, por që më sjell një kujtim
të vecantë ndërmend.

Unë të dua ty

Unë të dua ty, ashtu lehtësisht,
siç trupi do pallton, kur dimri
është si ujk i egër janari grijosh.
Unë të kam ty dëshirë të kthjellët,
sikur pasqyra fytyrën time të ftohtë,
si dëbora e rënë në mars.
Nëse më ke emocion, aromë që rëmon
etjen tënde edhe në gjumë të thellë,
prej ariu gjumash.
Eja! Asgjë nuk është rregull në këte botë pa bosht.

Kalon dhe nata

Kalon dhe nata që përpëlitet si
sytë e mi të thatë për pak përgjumje
fëmijësh.
Kaluan dhe ëndrrat një nga një
si ushtare të bindshme gati për rekrutim.
Kaluan dhe dallditë që më
rrëmbyen pa mëshirë qetësinë e këmbëve
Të lodhura nga gjithçka e mundshme.
Fatkeqësisht.
dhe ja, jashtë sërish ka ditë, diell,
Cicërima zogjsh, ka zëra plot hare,
Është vrrulli i jetës plot larmi.

Please follow and like us: