SHQIPNIA DHE HUMNERA
Fritz RADOVANI/ Melbourne-Australi/
1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e fundit në Shqipni lutej:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj, edhe sot lutet!
1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht piksynimi sllav shekullor…
2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue u mendue per “Popullin”…
Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë e bumbullima sllave…
Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”.., kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !!
Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin, zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav, pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna, kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin, mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit” hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen jeten.
Madje, aty afer i zhgrehun në vaj… U pat varrosë edhe nipi, fukaraja i thesarit Tiranës…
Eh, moj Nexhmije…Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai kafazi nalt, çka keni ba … mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat ra nder duert tua prej tiranësh…
Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit…
Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand, Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe deri tek brigjet e Detit Jon, ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë…E “vllaznit turq”!
Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë… Gjuha Shqipe e Maleve po shkallmohet!
Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së harruem…E s’ kthehet ma!
Melbourne, 19 Qershor 2019.