Albspirit

Media/News/Publishing

1978/Bedri Blloshmi: Bisedë me xhaxhain në Spaç për Vilsonin

Image result for vilson blloshmi i ri

 

Mbas dënimit tonë, (Vilson Blloshmi me Genc Lekën – me vdekje pushkatim dhe unë me 25 vjet heqje lirie), familjarët nuk morën pjesë në gjyqin farsë, por e kishin marrë vesh në fshat nga fshatarë të tjerë. Ata kishin filluar përpjekjet në Gjykatën e Lartë për faljen e jetës të Vilsonit. Ai mbaroi shkollën pedagogjike në Elbasan tek një miku ynë, PashoKullolli, me të cilin familja kishte një njohje. Mamaja merr rrugën dhe shkon t’i lutet Pashos, pasi ai e kishte mik kryeministrin e atëhershëm, Mehmet Shehu.

Bisedon me të dhe ai mori përsipër të takohej me kryeministrin dhe t’i sqaronte se djali ishte dënuar pa asnjë bazë ligjore dhe pa fakte. Në kryeministri PashoKullollit i hapeshin dyert si me sustë.

Sapo mbërrin tek dera e zyrës, pa u futur brenda, ndalet dhe i thotë:

– Shoku kryeministër, do të kërkoj një nder, pos ma dhe fjalën se do ma kryesh, unë nuk fute mbrenda.

Kryeministri i thotë:

– Shoku Pasho, urdhëro të bisedojmë, më thuaj hallin që ke. Unë s’ta kam prishur ty, të kam shok lufte, madje po të kujtoj se kur ishe përgjegjësi i hotelit në Elbasan vrave një qytetar sepse ishte i pirë. Të arrestuan e sapo e mora vesh në mëngjes dhashë urdhër dhe të liruan.

– Jo, jo shoku kryeministër, më jep fjalën se do më dëgjosh.

– Po, ia kthen kryeministri – qoftë e bërë, po e dhashë fjalën unë e mbaj.

Biseda filloi menjëherë nga ana e Pashos:

– Kam ardhur për Vilson Blloshmin. Unë atë djalë e kam rritur vetë, ka ndejtur tek unë 4 vjet rresht, pasi mbaroi shkollën. Asnjëherë nuk e mbaj mend të ketë pasur dy këmisha, hante një herë në ditë, natë e ditë vetëm lexonte. Të betohem se nuk ka kryera snjë lloj krimi. Për mua është dënuar për prejardhjen, unë nuk të lutem më qoftë edhe për djalin tim po ra në burg. Besomë…

Pas një heshtje të shkurtër kryeministri e pyet:

– Nga është, çfarë është dhe pse është dënuar?

– Nga Bërzeshta – i përgjigjet Pashoja – është 29 vjeç.

– Po të pyes çfarë fisi është,- e ndërpret kryeministri. – Çfarë e ka Haki Blloshmin?

– E ka larg, unë iu thashë se nuk ka bërë asnjë krim – filloi të shpjegontePashoja, – është djalë i ri dhe duhet të ma bëni këtë nder.

– Shoku Pasho, Blloshmajt e kanë vendin në përrua.

Me me kaq u mbyll takimi.

Në një mbrëmje, sapo ishte errur, tregonte xhaxhai, tek ne erdhi Pashoja. Sapo u fut brenda takoi të parën Nadiren (mamanë) duke e parë drejt në sy.

– Të lutem Pasho më thuaj – pyet mamaja – çfarë haberi më ke sjellë?

– Dëgjo, zonja Nadire, më premtoi se do i falet jeta, mos ki asnjë merak.

U ulëm të gjithë bashkë në konak. Biseda qe e shkurtër e mbasi mbaroi kafenë së piri më thotë:

– Hasan, më përcill.

E gjithë familja i kërkoi të rrinte për darkë. Pashoja kundërshtoi dhe kërkonte një herë tjetër. Po të përsëris, djalin mos e kimerak, do bëjë disa vite burg dhe do kthehet në shtëpi.

Sapo u larguan disa metër larg nga shtëpia, Pashoja i drejtohet xhaxhait:

– Hasan, unë nuk mund t’ia thosha Nadires të vërtetën. Bëhuni të fortë dhe durojeni dhimbjen… Natën e mirë.

Dhe u zhduk në errësirë.

Më 27 korrik e gjithë familja interrnohet në një përrua që e thërrisnin Polis-Qendër. Po atë ditë arrestojnë xhaxhanë dhe e dënojnë me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë dhe kështu pas ndarjes sonë në Bërzeshtë u bashkuam në burgun e Spaçit. Në 1982 u ndamë përsëri për të mos u takuar më dh ai iku për në botën e vërtetë. Ndërsa unë mbijetova për të qënë dëshmitar i rrëfimeve të bëmave të terrorit komunist.

Image result for bedri blloshmi

Please follow and like us: