Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti Kulinar Neranxi drejt ndryshimit të madh

Fotografia e Instituti Kulinar Neranxi

Shkolla Profesionale e Kulinarise dhe Turizmit
2+1, N. NERANXI, në vitin 2019 -2020 do të ndryshojë strukturën e vet, ajo do të ketë edhe 9 muaj shtesë duke u bërë 3 vjeçare!

Ne synojmë të përgatisim Master Shefin e parë në shkollat tona për Kuzhinë dhe Pasticeri.

Ndaj kërkojmë specialitstë të aftë dhe njohës të artit të kulinarisë për t’iu bashkuar stafit punëformues të shkollës sonë.

Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë Shkollës Profesionale ‘NERANXI’ deri me datën 10.08.2019!

Bashkë me dokumentacionin. CV-në. Dokument që provon aftësitë profesionale, diplomë, çertifikatë dhe vlerësime nga institucionet e akredituar në fushën e kulinarisë dhe turizmit.
Kandidatët duhet të paraqiten gjatë kësaj periudhe në administratën e Shkollës ‘NERANXI’.

Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe një interviste nga drejtues të shkollës dhe përfaqësues të bordit drejtues.

Vlerësojeni këtë kërkesë për bashkëpunim,
pasi vlerësimi juaj do të jetë vlerë e shkollës sonë që tashmë është një model suksesi europian.

Bordi Drejtues i Institutit Kulinar NERANXI

Please follow and like us: