Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Katiola Karoli

 

 

Fiksimi yt

 

Ti do të shfrysh gjithë urrejtjen

Godit pa mëshirë mbi trupin tim

I ke urryer gjithmonë sytë e mi

Dhe shpifje gjithmonë për ata sy.

 

Të janë dukur tradhëtarë

Flirtues me këdo rreth tyre

Hidhje një lumë me fjalë

Që unë të ndihesha e fyer.

 

Fillova kaq shumë të ndryshoj

Sa kokën se ngrija kur ecja me ty

Kaq shumë unë kisha harruar

Çdo të thotë të komunikosh me sy.

 

Pēr herë të parë i nxive ti

Asnjëherë si kisha parë ashtu

Ju tremba unë reflektimit tim

Pasqyra u tremb dhe ajo gjithashtu.

 

Dhe lotët binin papushim

Të lanin maviosjen e rrathët e zinj

Dhe klithi shpirti si i marrë

Gjithçka që po ndodhte s’kish kuptim.

 

Dhe fajin e kishte shkëlqimi i syve

Apo fiksimi yt, o i sëmurë?!

Nuk nxihen sytë e krijesës femër

Turp ajo që të lindi burrë?!

 

 

Ti nuk mi merr dot ëndërrat

 

Ti nuk mi merr dot ëndërrat

Ato më përkasin vetëm mua

Janë mënyra më e lehtë e largimit

Nga ky realitet mostër i shëmtuar.

 

Ti s’mund të më thuash zgjohu

Është zgjedhja ime që të fle

Në ëndërrat e mia jam zanë

Fluturoj në qiej dashurie pa re.

 

Ti nuk mi merr dot ëndërrat

Ato nuk mundesh të mi marrësh dot

Mjaft të kam falur ty nga vetja

Mjaft më more në këtë botë.

 

E fundit puthje

 

Ta dija se do ishte nata e fundit

Do të doja të vdisja në krahët e tua

Të ishe ti imazhi i fundit në sy

Puthja jote të ishte e fundit për mua.

 

Ta dija se nuk do të të shihja kurrë

Do ta ndalja kohën me shkopin magjik

Do të qëndroja në krahët e tua

Derisa të lodheshe, ti të më thoje ikë.

 

Por nuk dija unë asnjëgjë

Dhe shijova vetëm disa puthje

Ato do të skaliten në kujtesë

Si petale trëndafili vetëm të kuqe.

 

Vetëm e kuqe do të mbetet ndjenja jonë

Trëndafili jonë i pastër i dashurisë

Ai u rrit vetëm me vesë mëngjesi

Me puthje kristal përtej dlirësisë.

 

Please follow and like us: