Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Shoqëria civile, të pavarurit dhe opozita

Image result for protesta e opozites

 

Pas publikimeve të fundit të ‘Bild’, sinqerisht prisja që shoqëria civile, organizata politike, nisma ‘Thurje’ etj, pa i urdhëruar kush, të ishin mbledhur që atë natë dhe të protestonin poshtë zyrës së Kryeministrit. Kishin rastin të tregonin pavarësinë e tyre, s’ka rëndësi numrat, rëndësi ka qëllimi, shembujt për këtë janë aty: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestat kundër HEC-etj. Demokracia nuk është vetëm ligjërim, denoncim, por edhe veprim qytetar. Në teatrin politik shqiptar janë shtuar zërat dhe kjo është gjë e mirë, për ndryshim të Sistemit Zgjedhor, kushtetutës, për zhdukjen nga skena të kësaj klase politike të degraduar, etj, etj. Po si? Me revolucion? Me dhunë apo me “të lutem ik, merr ç’ke vjedhur dhe na ler rehat”?
A ju kujtohen ligjëratat ‘akademike’ të Krmn Edi Rama në 2013 se për korrupsionin fajin e kishte sistemi? Ku jemi sot pas 6 vjetësh kur qeveria që duhej të luftonte korrupsionin është në krye të menaxhimit të tij? Ku vajti sistemi?
Unë seriozisht do dyshoja në inteligjencën e gjithkujt (përjashto militantët) që beson broçkullat e Edi Ramës dhe lehësit të tij Erjon Veliaj se Opozita i trembet SPAK-ut a SKAK-ut prandaj është në protesta?!
Po si ka mundësi që Ramë Veziri të mos i çonte para drejtësisë këta të korruptuar pa imunitet?
Shprehja perverse “Të gjithë njësoj janë” është shpikje e të inkriminuarve për t’u fshehur pas turmës.
Jo zotërinj! Edhe në komunizëm, ku çdo gjë ishte e formatuar, bunkerizuar njerëzit nuk ishin njësoj: Babai im komunist nuk ishte njësoj me atë komunistin hajdut me shkollë partie, apo bishën Liri Kroi që shumë prej ish nxënësve të Shkollës së Kulturës vazhdojnë ta quajnë veten “djemtë e Liri Kroit”. 😢
Edhe në politikën shqiptare nuk janë të gjithë njësoj as majtas as djathtas. Por që të qartësohet kjo mjegullnajë 30 vjeçare unë personalisht do të mbështesja planin e paraqitur nga këshilltari i Kancelares Merkel, Martin Henze për qeveri tranzitore dhe hetimin, jo vetëm të vjedhjes së zgjedhjeve të kaluara por të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve prej 1991 deri më sot, nga prokurorë Europianë dhe Amerikanë.
Po ashtu mbështes insistimin e kreut të opozitës për të mos patur asnjë marrëveshje politike që amniston krimin dhe korrupsionin.
Aksioni opozitar duhet të jetë vetëm paqësor, Rugovist.
Edi Rama dhe Erjon Veliaj po mundohen me të gjitha mënyrat dhe mjetet nga më mafiozet për të devijuar protestat e opozitës dhe qytetarëve ndaj dhunës për të shvlerësuar aksionet në rritje të Bashës dhe opozitës dhe për të rijetëzuar refrenin e tyre tashmë mjeran “Të gjitha fajet i ka Saliu”.
Rama mund të vetëshpallet mbret në 1 korrik, por në datën 2 do të hajë “tullën”! Pyhrric victory!

Please follow and like us: