Albspirit

Media/News/Publishing

Kolegji Zgjedhor me Artur Malaj, Shkelqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Skreli dhe Lindita Sinanaj rrëzon Idajet Beqirin

Kolegji Zgjedhor vendos të rrëzojë kërkesën e aleatit të Edi Ramës, për tu çregjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Padia e Partisë Uniteti Kombëtar, e cila kërkoi anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial u shqyrtua nga Artur Malaj, Shkelqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Skreli dhe Lindita Sinanaj. I pranishëm në seancë ishte dhe Idajet Beqiri, kryetar i PUK.  Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Beqiri tha: “Ne nuk kishim pse të venim në Gjykatën Kushtetuese sepse për këtë problem e kishte dhënë verdiktin e saj, atëherë nuk na ngelte veprim tjetër veçse të kërkonim të tërhiqeshim nga zgjedhjet. Ne duam të mos marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe PUK të hiqet nga fletët e votimit”. “Kolegji Zgjedhor duhet ta zgjidhë këtë ngërç, KQZ nuk na ç’regjistroi, si shkak sjellim edhe botimin në Fletoren Zyrtare (të dekretit të presidentit). Ndaj kërkoj që këtë ngërç ta zgjidhni ju”, u shpreh kreu i PUK. Ndërkohë, juristi i KQZ-së në seancë ka theksuar se ky institucion nuk e konsideron dekretin e presidentit dhe vazhdon përgatitjet për zgjedhjet. Ai e ka konsideruar të pabazuar kërkesën e PUK. Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste është lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës nga mazhoranca qeverisës. Kështu me këtë vendim të Kolegji Zgjedhor, tani mazhoranca qeverisëse do të ketë një argument më tepër që e konsideron të pavlefshëm dekretin e ri të Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

Please follow and like us: