Albspirit

Media/News/Publishing

Alejandro Greco: 108 VJET NGA LINDJA E ERNESTO SÁBATO 

 

🇦🇱️ 108 AÑOS DEL NACIMIENTO DE ERNESTO SÁBATO

Mirmëngjesi vllazën e motra, të nderuar bashkatdhetarë, i përshëndes të gjithë përzemërsisht: Sot, më 24 Qershor 2019, festojmë 108 vjet nga lindja e Ernesto Sábatos, shkrimtar argjentinas me prejardhje Arbëreshe – Shqiptare, ka lindur në Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor 1911, nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje Arbëreshe – Shqiptare e Italisë. Studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomik në Laboratorin Curie në Paris. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës ‘Jugu’, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën ‘La Nacion’. Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin ‘Njëshi dhe gjithësia’, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër. Roman i tij i parë ‘Tuneli’ botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër ‘Njerëz dhe dhëmbëzorë’, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri ‘Heterodoxia’, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë. Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit). Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin ‘Raport për të verbërit’ shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore. Në vitin 1973 boton romanin e tretë ‘Abaddón, el exterminador’ (Abadon, Engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës. Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil. Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive. Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, Kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit. Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë; Universidad del Litoral, Santa Fe, Universidad de Rosario, Argjentinë; Universidad de Campinas, Brazil; Università degli Studi di Torino, Itali. Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill 2011 në moshën 99 vjeçare… Lavdi!!! Respekt!!!

Ne kemi me se të krenohemi, por parësore është bashkëjetesa e shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare!!! Lirinë, demokracinë, barazinë dhe unitetin për të gjithë bijtë e Shqipes së ish gadishullit Ilirik dhe kontinentit Evropian dhe Shqipeve nga tej Atlantikut; jemi bijt e nje Nene dhe ne venat tona rjedh gjak Shqiptar!!! Bashkimin e Popullit dhe të Kombit në atë natyral!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroftë Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! ! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Racen Ilire!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot
+Aleksander I Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës 🇦🇱🇦🇷🇦🇱❤️🇦🇱🇦🇷🇦🇱

Please follow and like us: