Saimir Lolja: E KA LEXUAR NJERI KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË?
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e shkruar thjeshtë që domethënë se është lehtësisht e kuptueshme saktë siç është e shkruar. Ajo që shkakton habi është se duket që Kushtetutën ose nuk e kanë lexuar ose nuk kuptojnë çka përpiqen të lexojnë ose me dashakeqësi e keqkuptojnë dhe e keqzbatojnë.
Neni 86.1 pohon qarte: “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.Domethënë Presidenti nuk duhet të anohet në palët kundërshtare politike. Gjithashtu, Presidenti i Republikës (respublica) nuk është mbret, pavarësisht nga dëshira vetjake. Ndoshta keqkuptimi ne vetvete ka ardhur kur lexohet vetëm Neni 90.1: “Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij”.
Presidenti nuk është mbi Kuvendin. Shqipëria nuk është mbretni apo republike presidenciale. Shqipëria është një shtet që qeveriset nga Kuvendi dhe Qeveria. Nga Kuvendi del edhe qeveria edhe presidenti.Neni 90.1 është burim keqkuptimesh që shkaktojnë sjellje të pahijshme presidenciale dhe mirë do ishte që Kuvendi ta hiqte. Kushtetuta e ka të domosdoshme të pasurohet edhe kushte që përcaktojnë shkollimin, punëshkrimin dhe karakterin e njerëzve që përzgjidhen si shtetarë dhe poste politike.
Neni 92.GJ e shpreh qarte se Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.Dhe Neni 94 e shpreh qarte se “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.Domethënë Presidenti nuk mund te çbëjë datën e zgjedhjeve për Kuvend, ato vendore dhe referendum pa Kuvendin. Presidenti vetëm firmos datën e zgjedhjeve që vendos Kuvendi dhe nuk ka të drejtë ta çbëjë atë.
Neni 170.6 shpreh qartë: “Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme”.
Neni 115.1 pohon: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.Domethënë Bashkitë (qeverisjet vendore) varen dhe zbatojnë urdhërate marra nga Qeveria qendrore: Ministria e Qeverisjes Vendore dhe Kryeministria.
Neni 115.3 jep paqartësi, sepse nuk jepet arsyeja pse Presidenti cakton datën e zgjedhjeve vendore vetëm në bashkinë përkatëse që u shkarkua nga Qeveria.
Neni 131.DH pohon: “Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij”.
Nga çdo njeri del të paktën një emocion i urrejtjes dhe një dëshirë. Bashkë me to deledhe një e vërtetë e hamendësuar (imaginedreality, ang.), e cila ështëndryshe nga të tjerët për njeriun e veçantë. Nga një milion njerëz dalin të paktën një milion emocione urrejtje, një milion dëshira dhe një milion të vërteta të hamendësuara. Nga dy milion njerëz prodhohen të paktën dy milion emocione urrejtje, dy milion dëshira dhe dy milion të vërteta të hamendësuar. E kështu me rradhë.Atëherë është e pamundur qëkryeshtetarët edhe po qenë kukulla tëhypin apo zbresin nga kali 2 milion, 4 milion, 6 milion,….. herë. Kjo është e pamundur të ndodhë në natyrë, specie të së cilës janë edhe njerëzit (HomoSapiens).
Largimet e politikaneve i bëjnë mjetet e shtetit dhe Kuvendit. Ata nuk ikinapo vijnëprej dëshirës vetanake tësecilit. Ato tufëzapolitike që u larguan me dashje nga Kuvendi e humbën të drejtën të jenë pjesë e tryezësdhe përzgjedhjes politike. Ato njëkohësisht tradhtuan tërë votuesit që i patën zgjedhur si përfaqësues në Kuvend. E njëjta gjë ndodh edhe në një familje, edhe në një bashkësi banorësh, edhe në një firme private, edhe në një tryezë politike apo marrëveshje e çfarëdollojshme ndërshtetërore. Korrupsioni nuk luftohet me llafe, thashetheme e dëshira personale të secilit, ose me tifozllëk apo duke dëmtuar sigurinë dhe mjetet publike.
Mjafton të krahasohet jeta dhe shteti nëPerëndim me atë në Shqipëri. Vërtetimin e japin miliona shqiptarë që jetojnë, punojnë e votojnë në Perëndim. Si mendojnë, veprojnëe votojnë ata në Perëndim kundrejt atyre në Shqipëri? Si duhet të jetë shteti në Perëndim, si ai i Shqipërisë apo e kundërta? Një njeri me bosht (integrity, ang.) ka vetëm një standard në të menduar e të vepruar si në Perëndim ashtu edhe në Shqipëri. Prandaj, pyetja themelore që shtrohet është: Duhet të këtë shtet shtetapo pashallëk personal në Shqipëri? Perëndim apo Lindje?
Shqipëria si shtet është sulmuar prej Lidhjes Entente dhe Serbisë, Greqisë e Turqisë që pa u lindur; më së shumti duke përdorur llum shqipfolës. I njëjtisulm vazhdon edhe sot duke goditur shtetinshqiptar e mjetet e tij dhe dheunmbi ku qëndron (pronën). Si mund të përballohen sulmet e hapura dhe të fshehta të Lidhjes Entente dhe Lindjes? Duke shkatërruar Shqipërinë!? Si mund të eci përpara bashkimi kombëtar? Duke shkatërruar Shqipërinë?!Shqipëria është e detyrimisht duhet të jetë shtet i njerëzve dhe jo fermë e kafshëve.
Shqipëriae çështja kombëtare shqiptare nuk barazohetme askënd personalisht, aq më shumë me një emocion personal kundër një personi tjetër.Cënimi i Qeverisë, Kuvendit dhe Votimit të Lirë në Shqipëri nuk është çështje vetëm e Shqipërisë. NATO nuk është bashkim i thjeshtë ushtarak por një bashkim për të mbrojtur vlerat udhëheqëse perëndimore. E para në to është demokracia dhe e para në të është vota e lirë. Cënimi i demokracisë dhe votës së lirë domethënë rrezikim i sigurisë europiane dhe perëndimore.
Dikush nga Shqipëria shkruante në internet: Votimi është i lirë kurdoherë. Unë dua të votoj. Pse përpiqen të më pengojnë?! Unë dua të votoj. Kush nuk do është i lirë të mos votojë. Unë dua të votoj.