Shoqërohet në polici Aurel Bylykbashi
Aurel Bylykbashi, zyrtar lokal i PD-së në Elbasan është shoqëruar nga policia.
Ai po merret në pyetje për deklaratat e tij gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ditën e hënë.
Në këtë takim, Aurel Bylykbashi do të deklaronte: Aleanca e krijuar sot në Elbasan, duhet të ketë një axhendë dhe objektiva të qarta, jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm thjesht mesazhe të qarta kundërshtarëve te Demokracisë dhe Lirisë në Shqipëri, por në kemi dy ngjarje qe vijnë: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan për të bere takimin e radhës. Ne duhet të jemi te gjithë atje, në Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurrë, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jonë!! Jemi me të qarte se kurrë!! Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do te këtë lufte civile, do të këtë vëllavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka lufte civile? Le të këtë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jone dhe nuk do te bëjmë gabimin qe bene gjyshërit tanë ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe për 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajnë me mbrapa, kishin te drejte këta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen. Në qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana.