Video/Historia politike e Shpëtim Idrizit dhe videoja që është bërë virale
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi është politikani që karrierën politike e nisi me Partinë Socialiste dhe më vonë kaloi në drejtimin e partisë së dytë came dhe duket që çdo sezon politik gjendet në koalicione të ndryshme.
Ai e ka nisur karrierën politike si deputet i PS dhe më pas duke shfrytëzuar një moment të vështirë të partisë së parë came, Partia për Drejtësi dhe Integrim, ai arriti të “bindë” komunitetin cam se do i bashkonte të gjithë kundrejt kauzës së tyre të drejtë dhe u realizua Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU.
Nga ana tjetër Shpëtim Idrizi duket se nuk mund të rrijë tek një një organizëm me një ideologji të drejtë, por e ka për karakter të lëvizë në disa anë, pavarësisht moralit të nevojshem politik. Ai edhe me votat e camëve socialistë në një parti të komunitetit cam, kryesisht të djathtë e që mbronte çështjen çame, shkoi në koalicion me PD. Më pas u fut në listat e PD, mori mandatin në Fier dhe si me buton kaloi në koalicion me PS!
Aktualisht ka kaluar sërish në kampin e PD, por këtë herë i vetëm, pasi deputetët dhe të gjithë këshilltarët e kanë braktisur. Vecanërisht duket se e kane braktisur themeluesit e organizimit politik të camëve në parti. Për më tepër sot, më shumë se kurrë, camët janë më të përcarë dhe aspak të bashkuar!
Me të drejte, për talljen me dashje apo pa dashje që i ka bërë kauzës çame, për piruetat dhe lëvizjet pa strategji sa nga një kamp në tjetrin, rrjetet sociale e kanë kthyer kreun e PDIU, në një personazh grotesk.
GabojnV…?! Përgjigjen jepeni vetë!
Shikoni videon më poshtë për më tepër…