Albspirit

Media/News/Publishing

Meta pas dekretit të ri: Gati të gjykohem edhe në Hagë!

Presidenti i vendit, Ilir Meta duke përsëritur thirrjen për kryeministrin Rama që të reflektojë e ka quajtur datën e re të zgjedhjeve si një vendim të mrekullueshëm që do t’i japë mundësi të gjithëve të qetësohen, reflektojnë dhe të shkojnë në zgjedhje gjithëpërfshirëse.

“Jam gati të marr përgjegjësinë time përpara gjithë shqiptarëve. I gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate që ka juridiksion, përfshi edhe gjykatën e Hagës. Është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të kenë një të diel pozitive, të qetësohen dhe ne ta vazhdojmë rrugën e nisur në dhjetor ‘90”, tha Meta.

Ndër të tjera ai shtoi se: “Jam student i lëvizjes së dhjetorit, pata fatin të takoj udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia. Shkuam atje me studentët e tjerë me mendimin se s’do ktheheshim më në qytet studenti, por ja që ia dolëm. Mendoj që ka nevojë për reflektim nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga kryeministri.

Edhe Ramizi në fillim të 91 e shtyu datën e zgjedhjeve por të krijuar mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhjet e para pluraliste në vend. Jemi 30 vjet pas dhe duhet të tregojmë se Shqipëria është në nivel tjetër”.

Please follow and like us: