Nora Malaj: Edo, vëri gishtin kokës, reflekto!
Datën 13 Tetor, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta e shpalli ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal.
Sërish, si një burrë shteti, pasi dërgoi ftesën për dialog e priti përfaqësues të partive politike, ambasadorë, gazetarë, pozitarë e opozitarë, Presidenti i Republikës shpalli datën e zgjedhjeve, duke iu dhënë shansin, mbështetur në Kushtetutë, të gjithë palëve, që të reflektojnë e të përgatiten për fushatë zgjedhjesh me kandidatë alternativë, nga pozita e opozita, për të shpëtuar Shqipërinë, për të mos lejuar instalimin e një farse zgjedhore, që ishte data 30 qershor, e cila do të përfundonte në modelin më të keq, që çon në instalimin e një neodiktature.
E ndërsa orët kalojnë, (KM alias Luigji 14), nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëzia e tij.
Po unë prapë sot, po të drejtohem ty Edi, jo si kryeministër, po si djalë Tirana dhe shok fëmijërie, ke shansin e jetës tënde, që të refletosh dhe të ngrihesh mbi palët e të bëhesh burrë shteti. Ti mund të më thuash me të drejtë, po nuk kam nga të lëviz. Më kanë kapur në vend të lig e nuk mundem të bëj dot asgjë më.
E di që ti je thjeshtë mekanizmi (më kujton atë filmin ‘Portokalli mekanik’) , pasi të tjerë janë ata që drejtojnë, po unë po të them, sërish, bëhu një herë burrë, si shok fëmijërie që të kam. Ka gjithmon një herë të parë.
Reflekto, se përsëri shansi t’u dha ty, po përtej teje, iu dha të gjithë shqiptarëve.
Mos ua digj shqiptarëve shansin për negociata.
Ndaj të këshilloj të reflektosh, duke bërë detyrën tënde, si burrit të shtetit. Mos bëj si uthull e fortë se pastaj enën tënde do të thyesh.
Hiq dorë nga llafet, kafet, filxhanet e bejtet, po tregohu që je burrë shteti dhe e do këtë vend si askush tjetër. Sot është koha të vlerësosh mundësinë që përsëri të është dhenë. Nëse ti nuk e kupton që ky është stacioni i vetëm për ty, atëhere historia për ty do të jetë e pamëshirshme.