Rama: 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh
Kryeministri Edi Rama reagoi në mënyrë të menjëhershme për vendimin e Metës që shtyn zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor, duke deklaruar se nuk e njeh atë datë. Z.Rama përmes një mesazhi që bëri publik pak çaste më parë tha se “30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”. Për z.Rama ky vendim i Metës ishte çmenduri e dytë që ai e priste: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një Nullum Absolutum dhe Quod Nullum Est Nullum Producit Effectum”, duke nënkuptuar se vendimi i Metës për të shtyrë zgjedhjet lokale është i pavlefshëm.
Please follow and like us: