Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet në 13 tetor, Basha: Nuk ka negociata politike pa u larguar Rama

Lulzim Basha tha se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës dhe se PD nuk do të futet në asnjë negociatë politike pa u ndëshkuar ata që kanë vjedhur votat. Basha tha ndër të tjera se është kusht i panegociueshëm largimin i Edi Ramës, pasi në të kundërt opozita nuk merr pjesë në asnjë diskutim dhe proces politik. “PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh, në asnjë diskutim për zgjidhje politike, apo për reforma, pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve, si kusht u panegociueshëm. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë. Tashmë, ikja e tij  është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën”, u shpreh Basha. Sipas tij, “Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike, dhe do jetë një fund i keq”. Dhe arsyet janë: “Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, çdo standard, rregull e normë, ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë, është bërë ortak me krimin. E ka bërë vetëm për një qëllim, për pushtet dhe për para”.

Please follow and like us: