Albspirit

Media/News/Publishing

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan, Mathew Palmer: Zgjedhjet në Shqipëri të bëhen në 30 qershor!

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri. Zyrtari i lartë Palmer dha qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore, duke njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh. “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”. Në fakt, data 30 qershor ka ndarë politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta e ka anuluar 30 qershorin, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.

Please follow and like us: