Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Shkodër 1938, kur bëheshin bashkë Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi

Shkodër, shkurt 1938.
Janë takuar Asdreni, Lasgushi, me Fishtën dhe Koliqin.
Në një fotografi, ndër të tjerë, janë dhe dy muzikantet e shquara Tefta Tashko dhe Lola Gjoka.
Kjo dëshmohet nga katër fotografi.
Nderimin Shkodra ia bënte Asdrenit. Ai ishte pritur ftohtë nga Tirana zyrtare kur u kthye nga Bukureshti për festimin e 25 vjetorit të Pavarësisë.
Më 1938 Fishta (lindur më 1871) është 57 vjeç, vdes më 1940. Botimi i shumë veprave, sidomos botimi i ‘Lahuta e malcisë’, 1937, e renditën atë ndër poetët më sublimë të shqiptarëve.
Asdreni më 1938, ishte 56 vjeç, vdiq më 1947. Botimi i “Psalme murgu’, 1930, një nga librat më me emër të poezisë shqipe, e bëjnë Asdrenin modernizues të poezisë sonë.
Lasgushi, lindur më 1898, ishte 40 vjeç më 1938. Me botimin e ‘Vallja e Yjeve’, 1937, ai zuri vend të paluajtshëm në letrat shqipe. Jetoi dhe gati 50 vjet më pas, vdiq më 1987.
Më i riu në këto fotografi, 35 vjeç, është Ernest Koliqi. Librat e tij me tregime ‘Hija e maleve’,1929, dhe ‘Tregtar flamujsh’,1935, “Pasqyrat e narcizit”,1937, e bëjnë atë ndër themeluesit e prozës moderne shqipe.
Në këto fotografi Ernest Koliqi ngjan më energjiku, më me siguri dhe vetëbesim. Ai kishte të drejtë të ndjehej kështu. Por… Pas Asdrenit që pa pension, në skamje, i braktisur nga shteti i tij, vdiq në Bukuresht në dhjetor 1947, jetën më dramtike e pati Koliqi. Ai ishte një i pajisur me shumë talente, por rrethanat politike të kohës bënë që ai të anatemohej në gjallje nga vendi i tij. Vdiq në Romë më 1975.

Sadik Bejko: Fishta si karakter i madh i kombit të vet

Please follow and like us: