Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mos e merrni me seriozitet fundjavën!

Fotografia e Xhoi Jakaj

Analiza politike e javës

 

  1. Të gjithë televizionet shqiptare këtë javë fushate nuk bënë debate normale, por …:shumë shumë zhurmë, si kënga e KM dikur…
  2. Basha urtë e butë ka rënë fare në gjumë?
  3. Meta në konferenca shtypi, shkruan firmos por nuk flet shumë! Ç’dekreton e dekreton, por asnjë institucion nuk e dëgjon?
  4. Rama korr fitore nga një zonë në një tjetër dhe pse në llogjikën e zgjedhjeve vendore ato drejtohen nga kanditatet për Bashki e jo nga KM. KM i gjithkund gjendur, flet e flet vetëm ai aq shumë, të gjithëve u këput nga një thumb, populli gjithë sy e vesh , duke buzëqeshur nën buzë. E sajdisën edhe me një këngë, e bënë mbret të gjithësise…i pavdekshimi i Shqipërisë
  5. Ah, o popull, o popull, që rropateni në diell pas lidereve për 29 vite, jemi diku pak më shumë se 2 milionë banor se një pjesë e madhe ka emigruar. Pasuritë e këtij vendi i ka përlarë politika, popullit i ka mbetur akoma pa iu privatizuar dielli dhe qielli. Ndaj një këshillë për datën 30-të qershor, nëse këto dy ditë nuk anullohen nga Amerika e madhe: Kurrsesi mos sulmoni as luftoni askënd dhe asgjë, po ju them se nuk ia vlen, do bëheni viktimë për pasuritë e politikanëve, ata le t’i mbrojnë vetëm pa ndihmën tuaj edhe ca kohë, një ditë do dalin cullak para jush, sado larg të jetë ajo ditë. Pasuria më e madhe është shpirti i mbushur me dashuri dhe truri i pa infektuar nga ligësitë e kohës në të cilën jetojmë; para se gjithash ka rëndësi që në Shqipëri të përmirësohet mendësia konservatore dhe lënia e liderave në të keqen që mbollën për vendin tonë të dashur…duke i bërë votuesit në emër të partisë armiq me njëri- tjetrin.
  6. Përmirësimi fillon nga vete ne. Shtetin e kanë privatizuar politikanët dhe nuk është yni. Të tërën e bën individi, edhe shtetari më i lartë është një individ si ti, si unë, si ai apo si ajo, pavërësisht se u bë i fuqishëm ekonomikisht më rrugë të padrejta dhe të paligjshme. Përmirësimi mund dhe duhet të bëhet nga individi i mësuar të flasë e veprojë me kulturën e duhur, nocion që e harruam duke rendur pas materies. Dhe kjo ndodh sepse i gjithë populli merret me politikë, mendohet që pasuria apo mbijetesa jonë janë në varësi të saj e nuk arrin as individi më i thjeshtë të shkëputet dhe të shohë me kujdes tokën e tij, bagëtitë apo pronën e tij pa u përfshirë as majtas as djathtas.
  7. Ndërtoni jetën tuaj pa politike se kjo e fundit ju bën keq për shëndetin mendor dhe shpirtëror?!
Please follow and like us: