Albspirit

Media/News/Publishing

Maturantja e vitit në Tiranë, Xhoi Fusha që ngjason me Bella Hadid

Është traditë tashmë prej një kohe relativisht të gjatë që 4 vitet e gjimnazit të kurorëzohen në mbrëmjen e maturës por vitet e fundit është bërë trend dhe zgjedhja e maturantes së vitit ose ciftit maturant të vitit! Në Tiranë dhe Shqipëri për vitin 2019 padyshim që maturantja e vitit është Xhoi Fusha, një vajzë tepër e bukur e cila shëndrrin në fustanin e saj mbushur me kristale!

Por nuk mbaron e gjitha këtu, Xhoi sic shihet edhe në foto ngjason me modelen me famë botërore Bella Hadid për të mos thënë identike. Xhoi sapo ka përfunduar gjimnazin në Shkollën ‘Faik Konica’ me rezultate të shkëlqyera dhe tani kurorëzohet dhe si ‘Maturantja më e bukur për 2019’ duke e merituar plotësisht me bukurinë e saj të vecantë.

Xhoi ka pasur mjaft oferta nga agjensi mode brenda dhe jashtë vendit, por ajo shprehet se i ka refuzuar te gjitha për shkak se është e fokusuar vetëm tek shkolla për të arritur rezultatet më pozitive. Aq e ngjashme ështe ajo me Bella Hadid saqe nëse Gigi do e shihte në rrugë me siguri do e ngatërronte me motrën e saj!

Xhoi vjen nga nje familje e cila zotëron disa biznese campingjesh dhe pishinash në Shqipëri. Babai i saj është jo pak i njohur për median pasi ai pak muaj më parë iu ofroi një shtëpi dy kateshe disa vajzave jetime dhe kontribon për turizmin në vendin tonë duke i bërë turistët të ndihen si në shtëpinë e tyre. Camping Riviera është një destinacion i preferuar për turistë të shumtë.

Please follow and like us: