Basha: Ndryshimi do të vijë shumë shpejt!
Në deklaratën e tij, Basha theksoi se Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste.
Gjithashtu tha se ndryshimi do të vijë shpejt.
Basha: Ndryshimi do të vijë shpejt. E sotmja e ka bërë të pashmangshëm.
Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohet.
Së fundmi dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim:
Ky ndryshim do të vijë shpejt.
Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë.
Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësojë direkt jetën tuaj.