Albspirit

Media/News/Publishing

BBC: Shqipëria, zgjedhje si asnjëherë më parë që nga koha e komunizmit

Image result for protestat e opozites

Shqipëria është duke zhvilluar zgjedhje si asnjëherë më parë që nga koha e komunizmit. Kryeministri Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet vendore të së dielës, ndonëse kandidatët e tij përballen me thuajse asnjë kandidat opozitar në kutitë e votimeve. Opozita e vendit  është duke i bojkotuar zgjedhjet, por i ka kërkuar militantëve të saj të qëndrojnë të qetë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur një dekret për të shtyrë datën e zgjedhjeve, por Kryeministri Rama e ka refuzuar dhe ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit. Për  muaj të tërë opozita ka vijuar me protestat duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit si dhe zgjedhje të përgjithshme. Ata akuzojnë Ramën për korrupsion dhe vjedhje votash në zgjedhjet e mëparshme, akuza të cilat ai i mohon. Votimi po vijon, kështu siç e quajnë kritikët, pasi sipas tyre nuk ka zgjedhje pa konkurrencë. Disa kryetar bashkie të opozitës kanë përdorur pushtetin e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike si shkolla apo rajone policie. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë dhe në disa raste kanë djegur materialet zgjedhore. Lulzim Basha, lideri i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Partinë Demokratike ka qenë nën presionin e ndërkombëtareve për të frenuar militantët. Në prag të votimeve ai u kërkoi ndjekëse të tij të distancohen nga dhuna. Rama ka qenë duke tallur atë, Presidentin dhe bashkëshorten e tij, e cila tani drejton një parti opozitare, pa mëshirë.

Çfarë e shkaktoi këtë konfrontim:

Rama, i cili është në pushtet që në vitin 2013, fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Më herët gjatë këtij viti opozita ka thënë se votat janë blerë. Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa biseda telefonike të përgjuara që sipas opozitës vërtetojnë akuzat e tyre. Rama e ka paditur gazetarin e “Bild” në një gjykatë gjermane. Çdo rezultat që nga zgjedhjet e vitit 1991, që u zhvilluan një vit pas rënies së komunizmit janë kontestuar në Shqipëri. Këtë herë, opozita në Shqipëri ka ndërmarrë hapin e paprecendentë për të djegur mandatet e deputetëve.Taktika e tyre duket e dëmtuar. Ata kanë shpresuar të prishnin punën e Parlamentit në mënyrë që të detyronin qeverinë të tërhiqej.

Ka ndonjë shpresë për pajtim?

Nuk ka gjasa. Tradicionalisht fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri kanë përdorur metodën  “fituesi i merr të gjitha” dhe opozita është parë shpesh nëpër rrugë duke protestuar. Diplomatët  perëndimore kanë qenë të zënë për të ndërmjetësuar që votimi i të dielës të vijojë pa dhunë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vendosur vëzhgues të zgjedhjeve. Raporti i tyre fillestar nënvizon sfidat me të cilat po ballafaqohen. Krerët e Bashkimit Evropian po vlerësojnë nëse do të fillojnë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjithashtu një vend aleat i NATO-s.

Please follow and like us: