Futbollistja shqiptare zhduket në Itali
Një futbolliste shqiptare vetëm 24 vjeçe, dyshohet se ka gjetur vdekjen teksa ndodhej me pushime në Itali. Bëhet fjalë për Florijana Ismailin, e cila u zhduk në liqenin e Comos, pasditen e kësaj të shtune, teksa mendohet se është mbytur E reja ishte kapitene e ‘Young Boys’ në Bern dhe luan për kombëtaren e Zvicrës. Ismaili bashkë me disa shoqet e saj kishte shkuar për pushime në Itali. Ajo kishte hyrë në ujë, por nuk po dilte më, duke u dhënë alarmi për zhdukjen e saj. Kështu polumbarët nisën nga puna për gjetjen e trupit të saj, ku deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.
Please follow and like us: