Albspirit

Media/News/Publishing

Jamarbër Malltezi: Mezhgorani – fshati simbol i komunizmit që po jep leksione demokracie

Image result for arber malltezi

 

Mezhgorani është një fshat i Tepelenës i mirënjohur në histori për përballjen gjatë luftës. U himbizua gjatë komunizmit dhe mbeti tradicionalisht i majtë dhe PD nuk fitoi as në 1992 e asnjëherë deri në 2015. Leksionin e parë ky fshat ia dha politikës në 2015: Kur Saje Qorri shkoi në Tepelenë dhe iu tha troç që mbillni hashash sa të doni dhe do jua blejmë në pika grumbullimi haptaz veç votoni Tërmetin; këtë ofertë ia bëri Mezhgoranit duke e konsideruar bastion komunist. Mezhgorani i tregoi vendin dhe votoi PD në 2015!

Sot pashë leksionin e dytë që Mezhgorani i jep politikës, pasi ka dalë haptaz dhe i thotë qeverisë “nuk do votoj fare gjithë fshati në zgjedhje pasi Tërmet Peçi nuk ka mbajtur fjalën për të bërë rrugën e fshatit që ia ka premtuar prej shumë e shumë vitesh”. Imagjino sa vend i mirë do ishte ky fshat nëse do i kërkonin llogari Edi Ramës për shëndetësinë falas, për ushqimet pa TVSh, për energjinë më të lirë e për 45 premtime të tjera të pambajtura të narkoshtetit.

Ose nëse do i kishin treguar vendin lëpirësit të Edit në Tiranë për t’i kërkuar llogari për teatrin që don ta rrafshojë, për premtimin për 0 ndërtime dhe pastaj qiellgërvishtës për të pastruar paret e Saje Qorrit duke kafshuar parkun urban tek rruga e Kavajës apo për kafshimin e Parkut të Madh të Tiranës me qiellgërvishtës për oligarkët e narkoshtetit. Do ishim vend shumë më i mirë nëse të gjithë si popull do merrnim shembull nga Mezhgorani e do kërkonim llogari për palace-politikanët që nuk mbajnë premtimet, por përvidhen nga debati me tepsi e timon.

Please follow and like us: