Albspirit

Media/News/Publishing

USHC: ERDHI ME BUJË TË MADHE 30 QERSHORI…!

Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile – USHC

 

 

 

Pas shumë betejash e ligjërimesh erdhi edhe 30 QERSHORI, dita e zgjedhjeve (votimeve) vendore në SHQIPËRI.

Kemi lënë pas skena të paharruara të cilat ia nxinë faqen shqiptarëve para syve të botës, na çuan disa hapa pas, në vend që të ecnim pa u ndalur, vetëm përpara.

E të gjitha këto ndodhën, jo për interesa të popullit, por për interesa të partive e të liderve të tyre të pangopur të cilët për 30 vjet me rradhë, u pasuruan e u frynë si gjela deti për t’i bërë karshillëk popullit të vet i cili për fat të keq shkel përmbi ar e jeton si fukara.

Uroj që kjo ditë e bukur e me diell të jetë e qetë, pa ngjarje të rënda, të mbyllet ashtu siç i ka hije njerëzve të qytetëruar dhe në të njëjtën kohë, të hapë një fazë të re, të mbushur me shpresë për të ardhmen e shqiptarëve, të familjeve tona e të fëmijve tanë që meritojnë një jetë më të mirë…!

Please follow and like us: