Albspirit

Media/News/Publishing

Kryesuesja e OSBE/ODIHR, Glover: Votuesit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove ka paraqitur përmes një konference për shtyp përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Në fjalën e saj ajo deklaroi se opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Ao tha se në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur.

“Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe kanë ardhur më pas vëzhgues edhe afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë.

Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjehdje pa opozitën.

Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

Please follow and like us: