Albspirit

Media/News/Publishing

Një këshillë për ish-nxënësen time Elisa (Spiropali)!

Elisa,
si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tëd, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bën të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro”!
Kujdes, se fjala kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.
Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.
Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë.
Kjo ishte një këshillë  për ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjësi.

Please follow and like us: