Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Abortimi i votimit pa alternativë! 

Fotografia e Nora Malaj

Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk ka patur zgjedhje me të dështuara dhe më të shtëmtuara, të cilat nga vet populli u abortuan!
Një ditë pas zgjedhjeve, OSBE- ODIHR, e përcaktoi qartë se këto ishin votime dhe jo zgjedhje ku mund të zgjidhje alternativë.
Tashmë opozitarizmi sot nuk është vetëm opozita, po opozitarizmi i popullit që bojkotoi masivisht dhe abortoi këto votime të stisura.

Sot jemi para një situate ku sipas raportit paraprakë:
1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.
2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht
3- Zgjedhjet bëhen për qytetarët jo për politikanët, treguan qartë se ky votim, pasi zgjedhje nuk kishte, u abortuan.

Tashmë jemi në një situatë që zgjidhja u përligj nga populli.
Tashmë të gjithë janë më shumë se të ndërgjegjësuar, se partia që vet voton, vet numëron dhe vet vlerëson dhe rimbush kutitë, i ka ikur ora.
Tashmë pasqyra e politikës është populli dhe dimensioni i tij.
Ajo që u pa në fletët e votimit ishte e qartë, sesi në mbushjet e tyre, qytetarët shprehen të gjithë emocionet dhe revoltën se ata nuk mund të pranohen popull-fasadë.

Era e ndryshimit tashmë ka nisur! Fjalët janë të tepërta!

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: