Vargje poetike nga Katiola Karoli
Të zgjodha ty
Shikimi yt i ëmbël misterioz
Sytë e mi të ftohtë, të padepërtueshëm
Vështrimet tona përplasen heshtur
Mendimet e mia gurgullonin zhurmshëm.
Heshtja jote si një murg manastiri
Fjalë që ngeleshin më grykë
Shikime misterioze hidhje drejt meje
Dhe unë që nuk dija të të lexova sytë.
As vetë dot nuk e kuptova
Si lindi ndjenja midis nesh.
Ti u bëre u besuari, i zgjedhur im
Kur qiellin tim e kishin mbuluar retë.
Shikimi yt i ëmbël misterioz
Magnet u bë për sytë e mi
Mes meje dhe teje lindi një ndjenjë.
Por emrin si t’ia vë as vetë nuk e di.
Digjem në sytë e tu
Digjem brenda syve të tu
E shoh si trupin e përpijnë flakët.
Dhe shpirti flutur bëhet hi.
Unë digjem për ndjenjën dashuri.
Syte tanë hedhin shigjeta zjarri.
Ti më djeg mua, unë flakë të ndez ty.
Unë digjem nga vështrimi yt rrufe.
Ti shkrumbohesh nga sytë e mi.
Trupi yt, pianoja ime
Trupi yt, e dashur, pianoja ime
Me gishtat që dridhen luaj plot emocion.
Mbi buzët e tua derdh nota ëmbëlsie
Një hymn dashurie luaj deri natën vonë.
Me notat e zemrës së dashuruar
Nën drithërimat emocionuese të trupit.
Unë luaj valsin magjik në ty
Trupi yt pianoja ime, unë pianisti yt.