Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Mesazhet nga bojkotimi masiv i zgjedhjeve vendore

Fotografia e Nora Malaj

 

Jo çdo e mirë vjen për të mirë dhe jo çdo e keqe vjen për të keq. (Populli)
Me bojkotimin masiv, 80%, populli e tha qartë: mjaft më u tallët me mua!
Dhe politikanët shqiptarë janë lëshuar në akuza dhe falenderime. Natyrisht që Edi Rama, për këtë fitore si të Pirros, do ta quajë “sukses” të tij dhe humbje të Opozitës, por çudia vjen nga ana tjetër: opozitarët e opozitës dhe në këtë pikë ata bashkohen me “kryetrimin” hajdut.
Gjithë problemi i opozitarëve të Lulzim Bashës është se opozita ka mbetur pa asnjë “pushtet” dhe ata mund të pranonin çdo kompromis me Edi Ramën vetëm të kishin një copë pronë për të mbijetuar.
Moisiu për të arritur “tokën e premtuar” i rrotulloi skllevërit izraelitë për 40 vjet nëpër male vetëm që në mënyrë naturale të zhdukeshin brezat e rritur në skllavëri, Opozitës dhe Lulzim Bashës iu deshën 4 muaj të rrinë në rrugë, jashtë pushtetit, për të bërë të mundur ekspozimin e “figurave” të PD-së që u qan zemra për partinë por sidomos për pushtetin e humbur.
PD-ja tani është në pikën zero për nga pushteti, është në pikën e themelimit të saj si Parti e Shpresës së shqiptarëve, është pikërisht në pikën për reformimin e saj, për çlirimin nga oligarkët e saj, nga ata që u thirrën për t’u bërë “intelektualë”, nga ish spiunët e Sigurimit të Shtetit, hajdutët, kriminelët, etj vemje pushteti.

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: