Albspirit

Media/News/Publishing

Rrumpallhana e shifrave që jep KQZ

Shifrat që KQZ ka dhënë në lidhje me pjesëmarrjen në votime gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit kanë ndryshuar disa herë. Fillimisht, rezultati paraprak i dhënë nga KQZ në lidhje me pjesëmarrjen në votime ishte 21.6%. Në të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total, rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, pra 22,9% e votuesve. Të tjera shifra janë publikuar në faqjen zyrtare të KQZ, ku numri i votuesve në përqindje shënohet 24.12%. Këto mospërputhje të shifrave të publikuara nga KQZ krijojnë dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Please follow and like us: