Ambasada Amerikane sjell pamjet e mrekullueshme: Si u prit 4 korriku në SHBA
Ambasada Amerikane në Tiranë ka treguar përmes disa pamjesh sesi u festua ardhja e 4 korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në videon e publikuar se fundmi dallohen shtete të ndryshme të SHBA-së, teksa presin 4 korrikun me fishekzjare. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 243-vjetorin e pavarësisë nga Britania. “Gëzuar ditëlindjen, Amerikë! #IndependenceDay #July4″, – thotë Ambasada Amerikane.
4 Korriku shënon 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
Please follow and like us: