Llukan Saqellari: O fati ynë ku humbe? Bota miell dhe ne krunde!
1- Jo, thotë FATI! Nuk jam fajtor…
Fati a Nëna Natyre, ose Perëndia përgjigjen:…të mbolla në mes të Dheut dhe të dhashë gjithë të mirat Detin dhe Malin…Tokën e Nëntokën…Mullirin e millonanë… Ç’faj të kemi?
2- Të katandisën kokoshi një thelë…
Vendet kufitare të tkurrën, të bënë fukara, të dhanë udhët e botës nga lakmia e Fatit tonë…
3- Po mirë dje në Protektorat, Mbretëri, Diktaturë…po sot në të ashtuquajturën Demokraci pse bëmë Krunde?
Erdhi Vidi të na rregullonte po e përzume! Edhe me Mbretin nuk gjetëm karar! Me diktatorin Hoxha ca më keq!!
Ja dhe Demokracia e shumëkërkuar! Me ulërimë akoma!
4- Kush është fajtori që “Nuk bëjmë Miell po Krunde”?!
Mos jemi ne shqiptarët “baltë që s’ bëhemi poçe”? Në asnjë mënyrë JO. Me kuadrin Universitàr brenda e jashte vendit po shkëlqejmë!
Apo e ka fajin Sistemi Demokratik tridhjet vjeçar? Po ky është fajtori kryesor. Udhëheqësve të ardhur nga Diktatura, që kanë shkëmbyer Fronet djathtas e majtas pa përjashtim. Ata i gatuan ca nene të Kushtetutës duke i bërë “çorbë derri”. Këtë tregon dhe gjendja alarmuese e kohëve të fundit. Udhëheqësit majtas e djathtas “për një plesht duan të djegin jorganin”!
Ky sherr vëllavrasës i kohës së RE nuk…Po një e vërtetë duhet thënë “ikëm nga shiu dhe ramë në breshër”.
Se kryeministrat-diktatorë nuk dëgjojnë intelektualët dhe akademikët e mençur. Ushtrojnë diktat mbi prokurorët e gjykatësit e papërlyer. Kanë kapur çdo hallkë të sistemit demokratik dhe nuk lëshojnë Fronin.
Disa pyetje drejtuar udhëheqësve të postdemokracisë:
– Rrëfeni pasuritë tuaja dhe parlamentarëve me “kuë e maç“ ku i kini? Jo në organet tuaja por në popull. Tregoni rrogat, dietat, honoraret, ryshfetet….Edhe vjedhjet me Diplomat e pamerituara…Edhe ju Kryetaret e rinj te Bashkive se njoh pak që “s’i lan as lumi e as përroi”.
-Media t’u zbulojë Vilat lluksoze dhe si harakopisi Ju. Hallexhijtë do t’u gjykojnë e votojnë.
– Në mitingje kur duartrokiteni pse pushoni dhe tregoni zemrën. Apo përkëdhelni dashamirësit?
– Pergjigjuni hallexhinj jo vetëm me “portale” shqiperiaqëduam, “bashkia që duam “…po edhe me shkrim se njoh shembuj si me Kryeministrin aktual që me VKM e tij punon me dy standarte…
– Pse nuk i jepni fund praktikës së Vjedhjes së votave se çuditët të gjallë e të vdekur?? Rrugët u janë propozuar.
***
Kur do bëjnë shqiptarët MIELL? Se mençuria popullore ështe Filozofi më i mirë!