Paloka: Ai që kërcënoi Klement Zgurin ka shantazhuar edhe Aurel Plasarin
Edi Paloka kërkoi hetim të plotë për kërcënimin me jetë të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe familjes së tij. Paloka tha se banalitet e Ramës kërcënuan Zgurin pasi kërkoi hapjen e kutive.
Ndërkohë që nënkryetari i PD tha se i njëjti bandat ka kërcënuar edhe Aurel Plasarin.
“PD kërkon arrestimin e banditit që kërcënon kreun e KQZ për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Ky është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, kjo është fryma që Rama ka organizuar 30 qershorin. Sa do të përdorë banda, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e shqiptarëve e kanë thënë fjalën e tyre. PD paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk bindet, në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”, tha Paloka.