Helikopteri përfundon në fund të detit, vdesin miliarderi dhe e bija
Miliarderi dhe filantropi, si edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidenti me helikopter të enjten në Bahamas.Miliarderi i qymyrit të West Virginia, Chris Cline, vdiq në aksidentin kur helikopteri me të cilin udhëtonte së bashku me vajzën e tij, tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë, përfundoi në fund të detit.
Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës lokale 14:00 të enjten dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacionin e synuar.
Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2 milje larg Grand Cay në Abacos.
Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve. /albaniafreepres/
Marrë nga /www.thesun.co.uk
Please follow and like us: