Michalis Ganas: I VETЁM
I vetmi, vetëm rrugës shkon,
i vetëm tjerr mendime,
për dy ndjen dhimbj’ e dashuron,
për katër mban kujtime.
I vetmi, vetëm gotën çon,
vetes i ngrë shëndetin,
për dy fle gjumë dhe ëndërron
në prehrin bosh, të vetin.
i vetmi, vetëm kuvendon,
dhe vetëm shtron, i lumi,
gjithë natën veçse punë kërkon,
tërë ditën s’e zë gjumi.
Shqipëroi Arqile Garo, libri “Pelegrin në ujëvarat e poezisë Helene”.
Please follow and like us: