Albspirit

Media/News/Publishing

Senatorët Cruz, Cotton dhe Rubio nxisin SHBA që ta rrisë presionin mbi programin bërthamor të Regjimit Iranian

Senatorët amerikanë Ted Cruz (R-Texas), Tom Cotton (R-Ark.) dhe Marco Rubio (R-Fla.) këtë javë i dërguan një letër Presidentit Donald Trump për t’iu kundërvënë shkeljes së paktit bërthamor të 2015-ës nga regjimi iranian duke e rritur presionin mbi programin bërthamor të regjimit.

Tre senatorët amerikanë bënë thirrje për përfundimin e lehtësimeve civile-bërthamore të bëra nga Departamenti i Shtetit dhe për zbatimin e mekanizmit në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, i cili do t’i rikthente përkatësisht ndalimet amerikane dhe ndërkombëtare ndaj punës bërthamore të regjimit iranian.

Kjo letër erdhi pasi Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi këtë javë se regjimi i Iranit ka shkelur kufizimet në prodhimin e uraniumit të pasuruar, kufizime që janë specifikuar në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA).

“Së pari, administrata juaj ka vazhduar të japë lehtësime civile-bërthamore duke e lejuar Iranin të ecë përpara me programin e tij bërthamor, si pjesë e një përpjekjeje për të ‘ruajtur një status quo bërthamore me Iranin deri sa të negociohet një marrëveshje më e mirë,’ duke përfshirë objektin e centrifugimit në Fordoë, një bunker ushtarak të cilin e kanë gërmuar në shpatin e një mali në mënyrë që të ndërtojnë armë bërthamore atje. Iranianët e kanë ndryshuar tani status quo-në bërthamore dhe po përpiqen të krijojnë një normale të re për shkelje të vogla që do ta mundësojnë zvarritjen e tyre drejt një arme bërthamore. Ju nxisim që t’u jepni fund këtyre lehtësimeve,” shkruajnë senatorët. “Së dyti, administrata juaj nuk e ka zbatuar mekanizmin në rezolutën (UNSCR) 2231 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, e cila do t’i rikthente kufizimet ndërkombëtare kundër pasurimit të uraniumit në Iran, punimeve me ujin e rëndë lidhur me plutoniumin, dhe ndërtimit të raketave balistike. Paragrafi 10 i UNSCR 2231 i përkufizon Shtetet e Bashkuara si një pjesëmarrës për qëllimin e zbatimit të këtij mekanizmi. Ju nxisim që ta bëni këtë.”

Please follow and like us: