Nora Malaj: Faleminderit, shqiptarëve të Amerikës!
“Nuk ka rëndësi çfarë bënë vendi yt për ty, por ka rëndësi çfarë bënë ti për vendin tënd”!
Kjo ishte motoja e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, të cilët me anë të peticionit të tyre, i luten Presidentit të SHBA, Donald Trump, që të drejtoj sytë nga ky vend mik i përhershëm i Amerikës, për të mos lejuar që të instalohet një autokraci e korruptuar!
Faleminderit ju, vëllezër e motra që keni frymën e lirisë. Teksa shihja tubimin tuaj m’u kujtua vargjet nga poezia e të madhit Noli, “Jepni për Nënën”:
“Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë”.
Sonte, qindra-mijëra shqiptarë do të jenë bashkë në shesh, në cdo pjesë të globit, për të treguar se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një parti-shtet. Pasi demokracia është themeli i lirisë dhe të drejtave të njeriut!
Se për shqiptarët më e shtrenjtë se çdo gjë është Liria!