+16/Si ndryshoi Kodi Penal, kalimi i kufijve nuk ishte më tradhti ndaj atdheut
Më 8 maj 1990, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi ndryshimin në Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufijve nuk përbënte më tradhti ndaj atdheut. Pas vendosjes së regjimit komunist dhe gjatë gjithë periudhës së këtij regjimi, shumë shqiptarë të patrysnuar nga propaganda e fortë komuniste, u larguan nga vendi. Por gjatë këtyre orvatjeve për arrati, me mijëra shqiptarë u vranë në kufi apo humbën përgjithmonë. Shifrën zyrtare e jep Ministria e Punëve të Brendshme, e cila informonte Partinë e Punës se deri në vitin 1990 (pa përfshirë këtu të ikurit e 2 korrikut), ishin larguar në moshë të madhe nga Shqipëria 12 mijë persona. Kësaj shifre, sigurisht, nuk i është shtuar shifra tjetër e të ikurve në vitin 1944, kur pushtetin e morën komunistët. Pas shumë vitesh sundimi të Partisë Komuniste, në vitet 1988-1990 shënohet një rritje e numrit të arratisjeve nga vendi, të shoqëruara këto edhe me vrasje në masë në kufi. I gjithë viti 1990, nga fillimi e deri në fund, mbulohet nga vrasje pothuaj të njëjta, të vetëdijshme e të dhimbshme. Ky libër, pra, është një përmbledhje e plotë e dokumenteve për këto vrasje në kufi. “Dita e Europës, e kremtuar gjerësisht në kontinent si fitore mbi nazizmin dhe totalitarizmin, në Shqipëri, 45 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dëshmonte se tentativat për arratisje vijonin të rezultonin fatkeqe.”
***
“Në themel të punës edukative, ushtarako — profesionale e teknike të Forcave të Kitfirit qëndrojnë: Teoria Marksiste — Leniniste e. Partisë sonë, mësimet e shokut Enver Hoxha dhe të sekretarit t ë parë të KQ të PPSH-së shokut Ramiz Alia, arti ushtarak i luftës popullore dhe i ntajtjes së kufirit” (“Rregullore e shërbimit të kufirit; njësit, piketë, pikë, postë, anije kufitare; miratuar me urdhrin e ministrit nr.01-40, datë 13.10.1989).
Kufiri i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ishte teli i fundit i burgut të madh, ku jetonin rreth e milionë njerëz të shformuar gjatë regjimeve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Burgu i madh i ndërtuar përgjatë viteve të sundimit komunist niste nga shtëpia e individit e përfundonte matanë telave të klonit të kufirit shtetëror.Që të kaloje në botën e lirë, në një shtet ku nuk respektohej e garantohej asnjë e drejtë, duhej patjetër të kaloje midis shumë hendeqeve.Rrethanat gjeografike e kishin bërë kufirin shtetëror të Shqipërisë një zonë të vështirë kalimi. Duke u shtuar këtyre edhe ashpërsinë e regjimit, dilnim në një gardh të vështirë për t’u kaluar nga popullsia që kërkonte ta kalonte atë për shkaqe politike ose ekonomike. Në praktikën e përcaktimit të kufijve ndeshen:
-Kufijtë orografikë, që hiqen me ndihmën e veçorive gjeografike të vend duke marrë për bazë shtratin e lumit, kodrën, pyllin, bregun e detit, etj.
-Kufijtë gjeometrikë, që ndajnë territorin e një shteti me një tjetër në vijëtedrejtë nga njëra pikë te tjetra. Përveç këtyre, hasen edhe kufijte astronomik që përkonin me paralelin ose meridianin.
Territori i shtetit shqiptar ka një kufi të gjatë në 1094 kilometra, i perbere nga 627 km tokësor, 316 km detar (vijë bregdetare 472 km), 73 km liqenor, 48 km lumor, 30 km përrenjor.
Me shtetin e atehershëm jugosIlav kufiri ishte i gjatë 529 km (380 km tokesor, 39 km Iumor, 66 km liqenor, 22 km përrenjor, 22 km detar).
Me shtetin grek kufiri ishte i gjatë 349 km (247 km tokësor, 78 km detar, 9 km lumor, 7 km liqenor dhe 8 km përrenjor).
Kufiri tregohej me piramida kryesore e të ndermjetese.Me shtetin e atëhershëni jugosllav ishin vendosur 176 piramida kryesore dhe 1254 të ndërmjetme.Me Greqinë 177 kryesore.
Në liqene, vija e kufirit tregohej me shenja ndriçuese.Në lumenj e përrenj, vija ishte në mesin e rrjedhjes kryesore të ujit, ndërsa në lumenj të lundrueshëm, në thellësinë më të madhe të tyre.Në det vija e kufirit fillon 15 milje në thellësi të ujërave.
Në kapitullin e dytë të rregullores së sipërtreguar, “ruajtja e kufirit shtetëror në sektor malor me dëborë dhe të pyllëzuar” të rregullores nr.01-40, i jepej e drejtë njësiteve kufitare të hapnin zjarr apo të shkonin më shumë me “shpirtin sulmues” duke përdorur bombat. Duke u nisur nga fakti që pjesa më e madhe e kufirit shtetëror të Shqipërisë shtrihet në sektor malor dhe të pyllëzuar, automatikisht, njësitet kishin të drejtë të qëllonin në rrethanën natyrore të sipërthënë. E njëjta rregullore në kapitullin e “rregullave për mënyrat e hapjes së zjarrit”, ndër të tjera ka sanksionuar se hapja e zjarrit bëhej “kundër civilëve e ushtarakëve të RPSSH-së që tentojnë të arratisen në sektorë tokësor, lumor, liqenor , detar me ose pa mjete. Njësiti u bën thirrje “duart lart”, kur nuk binden, u bën një qitje paralajmëruese (në ajër), në rast se vazhdojnë tentimin, hapet zjarr neutralizues, në pamundësi neutralizimi dhe asgjësues”.
PES (Pengesa Elektro Sinjalizuese), njihej ndryshe edhe si “kloni”.Shërbente si “Pengesë mekanike” që sillte “ndikim psikologjik te shkelësi.Sistemi tregonte dhënien e sinjalit në sektor me gjatësi 500 dhe 250 metra.Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë kufiri ruhej nga forcat e kufirit.Drejtoria e Kufirit ishte një prej tri shtyllave kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (sigurim, polici, kufi). Ajo e ushtronte detyrën e ruajtjes së kufirit përgjatë kufirit tokësor, Iumor, liqenor e detar, nëpërmjet batalioneve kufitare të ndodhura në çdo rreth kufitar, përfshi këtu edhe zonën bregdetare. Përgjithësisht caktohej një fshat kryesor i afert me vijën kufitare, ndërsa koordinimin e bente dega e punëve të brendshme e rrethitpërkatës.Batalionet në fjalë kishin në varesi postat kufitare, ne të cilat shërbenin kuadro dhe ushtarë që kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ushtarët ishin përzgjedhur nga një punë paraprake e punëtorëve operative të lagjeve apo fshatrave ku ato banonin. Një hulumtim i kujdesshem sillte në kufi ushtarë të bindur ndaj regjimit, me origjina komuniste të garantuara, të ushqyer skajshëm me urrejtjen ndaj “armikut”, qoftë ky i jashtëm apo brendshëm. Ky agjitacion që derdhej mbi trutë e tyre, shto edhe injorancën apo paformimin e atyre që mbanin në duar kallashnikovët, i bënte ata nje instrument të rrezikshëm në duar të pushtetit. Çdo “shkelës kufiri” nga brenda apo “diversant” nga jashtë, kishte krijuar tmerrin për kufitarët. Ata duheshin arrestuar apo duheshin ekzekutuar. Mbi të gjitha këto, propaganda kishte krijuar edhe mitet për kufitarë trima, për të tjerë që kishin dhënë edhe jetën për të mbrojtur “fitoret”, për pionierin Nik Pjetër Ndreka që ishte vrarë nga “diversantët”, etj. Po ashtu, dekoroheshin “për vigjilencë dhe trimën” fshatarë të zonave kufitare që bënin të mundur kapjen e “shkelësve”.Përveç forcave kufitare në ndihmë të tyre ishin edhe forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore, nënrepartet dhe repartet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe MPB-së.
Për çdo kufitar, Shqipëria ishte një parajsë dhe bota jashtë një ferr i të këqijave. Shërbimi në kufi bëhej në formën e patrullimit sipas rastit në tokë, liqen apo det. Pikërisht ketu mund të ndodhte edhe përplasja e atyre që donin të arratiseshin me ata që ishin caktuar për të mbajtur të fortë gardhin komunist në vend. Struktura e një poste kufitare përbëhej nga komandanti, komisari, nënoficeri i shërbimeve, nënoficeri i qenit dhe ushtarët.Afër çdo poste kufitare ishin të gatshme forca vullnetare vendore. Kufiri para se të shkohej në vijën zyrtare ndërmjet dy shteteve ishte i rrethuar nga nje gardh me tela që quhej klon. Kjo ishte sinjalistika për çdo kalese, që mund të bëhej.Më 2 shkurt 1989 anëtari i Byrosë Politike Simon Stefani për herë të parë emërohej zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme. Kjo ministri kaloi në një organizim të ri. Zëvendësministrave iu ndryshuan profilet dhe varësitë e drejtorive. Ndërsa Drejtoria e Kufirit ndryshoi emërtesë, duke u bërë Komanda e Forcave të Kufirit.Stefani ishte personi që më së shumti tregoi zell të madh në ekzekutimet në kufi.Ish saldatori Stefani i rehatuar prej vitesh në karrigen e pushtetarit, i dha garanci forcave kufitare se vetëm me vrasje mund të ndalej eksodi i ngadalshëm që kishte nisur.Në korrik 1990 vjen ministër Hekuran Isai.Ky duke parë se vrasjet në kufi ishin bërë vërtet problem, u mundua që të tilla të mos kishte aq shumë, por realiteti nuk ndryshoi shumë.
Në një informacion të datës 1 dhjetor 1990 të kryetarit të Degës së Purtëve Brendshme Gjirokastër Jorgaq Mihali për Komandën e Forcave të Kufirit dhe MPB-në, thuhej se gjatë periudhës janar — nëntor 1990 kanë kaluar kufirin ne mënyrë të paligjshme 158 banorë të atij rrethi, 11 ushtarë të kufirit dhe 29 persona nga rrethe të tjera duke dhënë një shifer në gjithsej 198 persona. Të kapur ishin gjithsej 113 persona prej të cilëve 48 nga Gjirokastra dhe 75 nga rrethet e tjera. “Në zbatim të detyrave e orientimeve të Komitetit të Partisë së Rrethit, në organin tonë u bë diskutimi e ballafaqimi me letrën e Komitetit Qendror të Partisë drejtuar organizatave bazë të partisë, ku me frymë autokritike u nxorën të metat e dobësitë për çdo sektor e kuadër dhe u përcaktuan detyrat për eliminimin e tyre e për të ndërtuar punën për t’ju përgjigjur ashtu siç na mëson shoku Ramiz Alia, veprimtarisë armiqësore aktuale të armiqve të jashtëm e të brendshëm. Nga diskutimet e ballafaqimet me letrën e Komitetit Qendror drejtuar organizatave — bazë të Partisë, doli se konkluzioni i tërhequr nga KQ, se në këto situata, sulmi kundër socializmit është më i egër se kurrë dhe kjo qëndron edhe për rrethin tonë” — thuhet në informacionin që kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Peshkopi Enver Ademi i dërgon më 12 shtator 1990 sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së, Osman Murati. Ne të njëjtin material propozohet që kufirin ta marrë në ruajtje ushtria, pasi kishte forca të shumta për ta bërë një gjë të tillë. Marrë nga “Vrasjet në kufi në vitin 1990”, botuar nga ISKK
***
Në një rast konkret jo pak herë studiues i njohur Kastriot Dervishi ka sjellë ngjarje të dhimbshme nga përpjekja e të rinjve shqiptarë për t’u arratisur, deri në orët e fundit të komunizmit, siç ka qenë më herët ngjarja e publikuar me dokumente dhe foto ku dallohen 4 të rinj, të cilët më 23 gusht 1990, u vranë në postën kufitare të Rehovës, teksa po tentonin të kalonin kufirin grek. Përmes një postimi në rrjetin e tij social ai ka treguar detaje nga ngjarja, ku e sjellim të plotë: Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim, U vranë: Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç; Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç;Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç;Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç. U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar. Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.
Në një rast tjetër, arkivisti ka sjellë edhe ngjarjen e fiksuar në kujtesën e shqiptarëve tek filmi artistik “Duel i heshtur”, ku jepet një arratisje e dështuar në det. Bëhet fjalë, në realiteti, se “pretendimi ishte se më 1 qershor 1947 motovedetën e nisën në det detarë profesionistë dhe e solli në breg një njeri që nuk kishte drejtuar kurrë një mjet të tillë. Gjithë ngjarja është zhvilluar brenda 4 orëve. Ajo nuk mund të jetë zhvilluar shumë larg bregut. Ngjarja është zhvilluar midis 4 personave. I katërti që u bë “hero kombëtar” nuk dinte as ta drejtonte motovedetën. Këtu nuk ka pasur as histori komisari e as të tjera që janë shikuar në film me civilë që hyjnë në motovedetë. A ishte vërtet një pengim arratisje nga 22-vjeçari Spiro Stojan Kota, apo ishte një përgjakje në mes të detit dhe një ngjarje e shfrytëzuar më pas? Të gjitha shenjat e dhëna, çojnë në drejtim të arsyetimit se një njeri që nuk ishte marrë me drejtim mjeti, nuk mundet për dy orë të bënte kthimin e motovedetës, nuk mundej të bëhej hero.
Por gjithsesi, regjimit i duhet si ngjarje, jo vetëm për ta përdorur si shembull brenda forcave të armatosura, por edhe për të treguar para popullit se ashtu përfundojnë ata që do largohen nga Shqipëria. Ngjarja ka ngelur e hetuar pak. Mungojnë të dhënat që do lidheshin me çështje të ekspertizave apo çështjeve të tjera të këtij lloji. Vetëm një raport i thatë është ajo që dokumentohet, ndërkohë që ato që e përjetuan tashmë nuk jetojnë më. Sigurisht ngelet gjithmonë intriguese sesi tre detarë të sprovuar që mund ta hidhnin në det kur të donin, e lanë veten të vriteshin në atë mënyrë. Si teza më e fortë shfaqet versioni se një grindje mes tyre kishte qenë gjithçka dhe kjo jo larg bregut se po të ishte larg, Spiro Kote, pa busull do vërvitej kot së koti nëpër det. Para disa kohësh kolegu ynë Fatos Baxhaku ka botuar një reportazh interesant nga Durrësi lidhur me këtë ngjarje. Reportazhi sjell dëshmi të pathëna nga të afërt të personave që përzihen në këtë histori si dhe të atyre që e përjetojnë atë akoma nëpërmjet kujtimeve të së kaluarës. Të vrarë në këtë ngjarje ishin: 1-Kapter Vlash Bushi i Vasilit dhe i Katerinës, datëlindja 5 korrik 1912, lindur dhe banues në Durrës; 2-Marinar Xhemal Kërrniqi biri i Mustafait dhe i Bedries, datëlindja 13 shkurt 1920, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës.; 3-Marinar Enver Kruçi i Alushit, datëlindja 24 qershor 1924, lindur dhe banues në Shkodër, që të tre në shërbim të kapitenerisë së portit Durrës, duke mashtruar rojen e motovedetës “Mujo Ulqinaku”, marinar Spiro Kote me pretekste të ndryshme janë nisur për t’u arratisur për në Itali. Në raportin e datës 5 qershor 1947 të Drejtoria e Punëve të Brendshme Durrës, ndër të tjera thuhet: “Kur ishin larguar 30 milje në afërsi të Mezokanalit i njoftojnë marinarit roje qëllimin e tradhtisë dhe ikjen për në Itali. Atëherë marinari në fjalë duke parë tradhtinë dhe mashtrimin që ata i kishin bërë, mendohet dhe merr masat për t’i vrarë me një automatik që ndodhej i varur në dhomën e fjetjes së motovedetës. Duke përfituar nga rasti se dy tradhtarët ndodheshin në timon, vret të tretin në dhomë dhe pastaj vret edhe dy të tjerët një nga një. Pasi kryen këtë vepër, merr vetë drejtimin e motovedetës (megjithëse nuk kish përdorur ndonjëherë, pasi ishte marinar i ri) dhe kthehet për në Durrës në orën 20.00 duke vënë në dijeni për ngjarjen kapitenerinë dhe si kish mundur të evitonte tradhtinë”.
Në një raport të datës 4.6.1947 të sekretarit politik të Durrës, Iljaz Reka, për Komitetin Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Spiro Koten shkruhen gjëra pozitive, ç’ka rrit edhe më shumë dyshimet se kjo është një ngjarje e sajuar. Biografia e hartuar nga PKSH-ja vendore nuk e vlerëson fare Spiro Koten. Origjina e familjes nga Maqedonia fillimisht në Korçë. Babai ka ardhur i vogël në Durrës para 16 vjetësh. Spiro Kote ka lindur në Korçë, por vjen i vogël në Durrës. Mbaron filloren dhe 2 klasë bujqësore në Kavajë. Atje ka parë dy herë partizan dhe ka nisur t’i simpatizojë. Në v.1943 Spiro lë shkollë dhe shkon në Tiranë ku punon marangoz. Më 1945 vjen në Durrës ku punon karpentier në port. Thirret në armë në Gjirokastër. Meqë punonte në port, e mbajnë aty. Në v.1946, 10 ditë para ngjarjes, futet në radhët e rinisë komuniste, por nuk ka marrë pjesë në mbledhje. “Ky jetën e ka kaluar para se të shkonte ushtar në vuajtje, d.m.th. vazhdimisht me punë të vështira. Në qytetin tonë nuk ka qenë i organizuar për arsye se në vogëli nuk ka pasur qëndrim të mirë moral. Tani të jep përshtypjen e një punëtori të thjeshtë e të padjallëzuar, punëtor aktiv dhe të disiplinuar. Gjatë gjithë okupacionit ka qenë i paorganizuar, por interesohej të gjente komunikata dhe t’i lexonte”-mbyllet raporti i Iljaz Rekës për të. Me dekretin nr.343, datë 6.6.1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor Spiron Koten e dekoroi me urdhrin Hero Kombëtar, me këtë motivacion: “I pajisur me ndjenjat më të larta të dashurisë ndaj atdheut e popullit, me heroizmin abnegacionin dhe besnikërinë e tij të pafund, u bë shembulli i luftëtarit besnik të ushtrisë kombëtare”. Historia e tij e dhënë jo siç ndodhi, sigurisht do ishte pjesë e propagandës së regjimit për të motivuar spiunllëkun në rastet e arratisjeve si dhe për të bërë sa më shumë mendjelehtë të imitonin “trimërinë” e personazhit të filmit.”, shkruan Dervishi për këtë rast, më të herët të regjimit komunist.