Albspirit

Media/News/Publishing

Inaugurohet “qyteti” i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Screenshot_6-11

Tiranë, 12 korrik 2019 – Në Manzë të Durrësit është inauguruar “qyteti” i muxhahedinëve iranianë që janë strehuar në Shqipëri.

Në kompleksin Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian “Mujahedin-e Khalq” (MEK), është zhvilluar një konferencë ku kanë marrë pjesë edhe personalitete ndërkombëtare.

Pamjet nga brenda tregojnë për një kamp gjigant, që do të plotësojë nevojat e kësaj organizate.

Konferenca u mbajt në një sallë gjigante të ndërtuar së fundmi, e cila është kthyer në një ekspozitë të veçantë, ku shfaqet në 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurt.

Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja më e spikatur në një konferencë në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK).

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.”

Senatori Lieberman shtoi, “Ju na keni dhënë mundësinë të jemi besnikë ndaj parimeve tona kombëtare, siç thotë deklarata jonë e pavarësisë, ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nën Zotin.’ Po këto të drejta i janë dhënë çdo fëmije e çdo të riu jeta e të cilit është këputur nga ky regjim brutal.”

Gjatë konferencës, personalitetet dëgjuan dëshmi nga anëtarë të MEK të cilët kanë duruar personalisht disa vite torture në burgjet e regjimit, duke përfshirë të mbijetuarit e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, apo kanë qenë viktima të sulmeve terroriste nga proksit irakenë të regjimit iranian.

(Panorama.al)

Please follow and like us: