Aristotelis Valaoritis: LESHVERDHA
Aristotelis Valaoritis
“E dua detin, se me mua ngjan,
oh, sa mё ngjan, ti fshehtas pёshpёritje,
herё egёrsohet, ulёrin e qan,
e herё gazmor, pёrkundet nё zbavitje.
A s’ ёshtё leshverdhё porsi flokёt e mia?
Dhe gjiri im nuk ёshtё si shkumё e tij?
Nё sytё e mi bleroshё a s’ngjan stuhia,
me dallgёt drithёrore, si shkёndijё?
E dua detin sepse ngjan me mua,
dhe bishat qё i fsheh nё thellёsi…
Si thellё nё zemrёn time, nuk mё thua,
ku ndeshen flakё, urrejtje e dashuri”?
E unё lumnohesha qё ti e pikёlluar,
farmakun ma pikoje mu nё gji,
tek ndizej zjarr zilia e tёrbuar,
e vlonte buzё e bukur me furi.
Te medaljoni i qafёs vura dorёn,
e me dy puthje, prushi preku renё,
fytyrёn time flok’t e tu ma morёn
e thellё nё gjirin tёnd ngrita folenё.
“Dallgё e tёrbuar, shpirti im, qetoju!
Mos turfullo, pranё meje eja, bjerё…
Se veç pёr ty do jem liman, mendoju…
Ç’ do ishte deti pa bregdet, pa rёrё”?!
Shqipёroi: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.