Albspirit

Media/News/Publishing

Edison Ypi: Eliana Hoxha…një mijë vende bosh…pastaj gjithë moderatorët e tjerë

Fotografia e Eliana Hoxha

Të gjithë të tjerët dhe të tjerat bashkë, nuk bëjnë as sa një e milionta e Eliana Hoxhës.
Për një arësye të thjeshtë;
Eliana Hoxha nuk bën asgjë për veten, nuk e mburr veten, nuk i shërben vetes, i kushtohet e tëra publikut.
Të gjithë të tjerët, çdo fjalë, çdo gjest, gjithçka-gjithçka, e bëjnë vetëm dhe vetëm për të mburrur veten, e shumta të ftuarin, dhe absolutisht asgjë në shërbim të publikut.
Përveç njërës, Eliana Hoxhës, i gjithë mëngjezi televiziv shqiptar, me turlilloj koktejlesh të pështira llafollogjike, që po t’i shohësh e dëgjosh të duket sikur po ha zhavorr ose po pi helm, është një çmendinë.
S’ka asgjë më të përshtatëshme për mirëmbajtjen e shëndetit psiqik se ta nisësh ditën me bisedat televizive të Eliana Hoxhës. Ku Eliana Hoxha me seriozitet dhe rigorozitet maksimal është ajo që është, që bën më së miri punën e vet, dhe ata që telefonojnë janë shqiptarët, ata që janë ashtu si janë, me ato halle që kanë, pa asnjë maskë, pa asnjë zbukurim.
Le ta shpërdorojnë Lirinë telefonuesit. S’ka asnjë problem.
Problem, madje problem shumë i madh, është kur Lirinë e shpërdorojnë konduktorët dhe konduktoret, si, në fakt, po bëjnë të gjithë që Lirisë ja kan ngul kazmën, me përjashtim të njërës; Eliana Hoxhës.
Eliana Hoxha “ha buk veç”.

Please follow and like us: