Këndi i dr. Xhoi Jakaj: Dashuria, gëzimi, lumturia…
1-Dashuria
2-Gëzimi
3-Lumturia
Kush, çfarë dhe cili apo cila na bën të lumtur?
Pyetje 1 milion dollarëshe që asnjëherë njeriu nuk gjen dot përgjigjen e plotë?
A e dimë ne çfarë është gëzimi dhe emocioni që na bën të lumtur?
Më erdhi në mendje të punoj për këtë shkrim pasi një gazetar i njohur më bëri këtë pyetje të tillë dhe unë e pyeta gjatë veten, vallë jam e lumtur…nuk e di?!
Disa pyetje që gjatë jetës na mundojnë të gjithë ne, por në kohë dhe rrethana të ndryshme jemi herë të lumtur herë të trishtuar?!
Ja disa shembuj të jetës sonë të përditshme dhe elementë që na bëjnë te lumtur
- Kur vjen një dashuri e re,
*Të palumtur kur ikën ajo,
- Kur mbyllim një provim,
*Të palumtur kur nuk arrijmë të kalojmë,
- Të lumtur kur realizojmë një udhëtim,
*Të palumtur kthimi në rutinën e punës,
- Të lumtur nga një zbritje me parashutë
* Të palumtur kur përfundon fluturimi
Etj., etj., shembuj të tillë.
Gjithnjë ne kemi pyetje e dilema sa të bukura por dhe të çuditshme në kokën tonë?!
A do të jem i/e lumtur kur të martohem?
Po nësë bëhem me fëmijë?
Po kur të rris fëmijët?
A do të jem i/e lumtur kur të kem shtëpinë time? Sepse nuk është e lehtë, të banosh me prindërit?
Por nuk dua t’i lë ata vetëm, edhe kjo pyetje sa e sa herë lind te shumë persona kur shkëputen nga prindërit.
A do të jem i/e lumtur kur ta kem një vend pune?
Por realisht në punë me streson gjithçka e mezi e duroj punën, nuk kam atë që dëshiroj të bëj?
Ama nuk duam kurrë të jemi pa punë sepse kjo sjell të ardhura, të socializon me të tjerët dhe mbush boshllëkun që të jep të qënit pa punë.
A do të jem i/e lumtur kur…ku dhe si…?!
Dhjetra pyetje na mundojnë dhe sa më të ngritur intelektualisht jeni, aq me shumë shtohen pyetjet, dilemat, kërkesat për jetën dhe kjo disi e largon distancën e lumturise së vërtetë, por gjatë rrugës hasim në copëza lumturie të cilat lidhen me faktorë biologjikë, psikologjikë dhe jetësorë të formave e permasave të ndryshme:
- Ëndërrimet dhe shpresat kontribuojnë në faktorin e lumturisë.
A keni ëndërruar për një pushim në një vend interesant, për një makinë të re?
A prisni dhe shpresoni se gjërat do të përmirësohen?
Të gjithë ëndërrojmë, presim dhe shpresojmë dhe nganjëherë përpiqemi t’i bëjmë realitet ëndrrat e tona, pritjet dhe shpresat, na çlirojnë adrenalinën sepse ne besojmë që realizimi i tyre do na bëjë të lumtur.
- Faktori i lumturisë dikton sjelljen tonë dhe na nxit të ndërmarrim veprime. Natyrisht, jo të gjitha veprimet përfundojnë me lumturi, por ne jemi gjithnjë në kërkim të saj dhe luftojmë për të?
- Faktori lumturi është brenda nesh.
Ne jemi qenie shpirtërore në trup fizik.
Pjesa shpirtërore është gjithmonë e lumtur, varet çfarë duam ne të nxjerrim në pah, por aty është faktori i lumturisë.
Mendja dhe mendimet tona duhet të prodhojnë në thelb esencë lumturie dhe jo re të errëta që fshehin diellin brënda nesh, ato duhet t’i shpëndajmë pasi bejmë dhe njerëz të tjerë të lumtur…
- Ne kërkojmë lumturi jashtë, sepse shpesh besojmë se është atje, por në fakt është gjithmonë brenda nesh.
Fillon nga brenda sa do ti që t’i besosh vetes dhe ne e shoqërojmë lumturinë apo mërzitjet me ngjarjet, zotërimet dhe njerëzit e jashtëm, sukseset dhe arritjet, apo dështimet tona ndodh që t’i kërkojmë në faktor të jashtëm dhe po atyre shpesh ua atribuojmë.
- Pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti kërkohet të realizojmë gjatë përditshmërisë sonë, në momentin e realizimit të tyre, ne përjetojmë lumturi, ndodh diçka brënda nesh dhe kjo vjen falë çlirimit të adrenalinës që është proces biologjik, psh është emocion i mbërritjes në majën e një mali të lartë, ngrënia e një ëmbëlsire të shijshme, një provim që e mbyllim me rezultate të mira, kur fitojmë një bast ose llotari, kur realizojmë një detyrë shtëpie, kursi ose fitojmë një projekt televiziv; në të gjitha rastet ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishëm, gezimi i madh që shfaqim dhe që fare mirë mund ta konsiderojmë lumturi…
Ama gjithnjë në kulmin e lumturisë, ka një ndërprerje të procesit të të menduarit, ka heshtje të brendshme, dhe shqetësimet fshihen e ne biem në paqe.
Kjo mund të zgjasë për një moment të shkurtër apo pak më të gjatë e në këtë paqe të madhe ndihemi të lumtur.
Nuk është objekti i fituar ose performanca e suksesshme që solli këtë ndjenjë, është diçka e brendshme dhe e pavarur nga bota e jashtme, pra atë e kemi ne vete në dorë në të shumten e rasteve, të jemi ose jo të lumtur.
Lumturia është gjithmonë e pranishme, por ajo mbulohet nga mendimet, dëshirat dhe frika.
Kjo e fundit shoqërohet me çlirimin e Noradrenalines hormoni që e bën trupin tonë të përballojë ankthin e frikën e kur kjo ndodh, shqetësimi apo dëshira e arritur, ka zhdukje të përkohshme të këtyre mbulesave. Egoja dhe personaliteti ndalojnë lëvizjen për një kohë, dhe përjetohet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe lumturie.
Por a është mundur lumtuturia e plotë?!
Mendimtarë, psikologë, sociologë dhe fizioterapeutët e mbarë botës thonë që gjatë veprimtarisë jetësore ne takojmë copëza lumturie që përplotësojnë tablonë e plotë të jetës në të gjitha etapat e saj…
E nëse i takoni apo i gjeni këto copëza të vogla lumturie, mbani fort dhe sa më gjatë afër vetes…