Albspirit

Media/News/Publishing

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit: Prokurorja Antoneta Sevdari nuk duhej shkarkuar!

Genoveva Ruiz Calavera

Vëzhguesi Ferdinando Buatier de Mongeot i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM, e konsideron pa shkak largimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari.

Kjo e fundit u largua pak muaj më parë nga një vendim i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, vendim i cili solli edhe largimin e saj nga anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në raportin e tij përfaqësuesi i ONM pranë komisionit të “Vettingut”, thotë se:

“…gjetjet që anëtarët e KPA kundër Antoneta Sevdarit nuk mund të klasifikohen sipas nenit 61 nr. 3 Ligji 84/2016. Unë gjithashtu mendoj se as kushtet e nenit 61 p. 1, as kushtet e nenit 61 p. 5 e Ligjit 84/2016 janë plotësuar”.

Kjo do të thotë se vëzhguesi ndërkombëtar mendon se të ardhurat e Sevdarit dhe personit të lidhur me të, burrit, janë të justifikuara.

Sipas Ferdinando Buatier de Mongeot “Sevdari ishte në gjendje të ofronte dëshmi të mjaftueshme” për gjendjen e saj financiare dhe atë pronësore.

Në raportin e vëzhguesit thuhet se  “…duke u nisur nga sa më sipër, konsideroj se rrethanat e çështjes janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se Sevdari nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në Gjyqësor. Kështu që është pa baza vendimi për ta penalizuar Sevdarin me shkarkim…”.

Please follow and like us: