Prof. Arben Malaj: Mbi shkarkimin bolshevik nga Banka e Shqipërisë
E para dhe thelbësorja: Vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe.
-Të treja këto vërtetetohen gjatë përvojës 32-vjeçare në çdo angazhim, akademik, shoqërore dhe politik.
-Ju ka kam paralajmëruan që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar.
-Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional.
-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për bankierët-miliarderë që i çuan kreditë joperformuese të vendit deri në 50% të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë të gjithë të dokumentuara në process-verbalet e mbledhjeve të tij.
-Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit të ndërhyrje së tij edhe me SMS (mesazhe) me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë (BSH). Shqetësim është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh.
-Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rast i dytë që maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore.
Vetëm profesionalisht më trishton.
-Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë, gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë, por edhe në mbledhje e Bordit pas mandatin të ri, (mandarin i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte në 3 Korrik 2019.
-Sfidën e integriteti dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqin partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj ëdhe në rrugë gjyqësore po pagat dhe penalitete 7-vjeçare kush do t’i paguaj 28 deputetët apo taksapaguesit shqiptarë?
Ky është thelbi i shqetësimit profesional.
Padia do të jetë individuals për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë assistencë juridike përpara se të shpifin.
E fundit, por më e rëndësishme, kolegët në Partinë Socialiste e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim.