Albspirit

Media/News/Publishing

Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ursula von der Leyen, kandidate për postin e Presidentit të Komisionit Europian thotë se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike.

“Ne kemi nevojë për një fillim të ri. Mendoj se duhet t’i drejtohemi më seriozisht Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst do të përkushtohem tërësisht për hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo e fundit, është një “shembull i shkëlqyer” i progresit pozitiv”, ka thënë ish ministrja gjermane e Mbrojtjes, duke iu përgjigjur interesimit të socialdemokratëve për këtë çështje.

Aktualisht në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së. 374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

Politikania kristiandemokrate, një ditë më parë, publikoi nё Twitter vendimin e saj për të hequr dorë nga posti i ministres pavarësisht vendimit të PE-së.

Please follow and like us: