Ursula von der Leyen, e para grua në krye të KE
Ursula von der Leyen zgjidhet zyrtarisht presidente e KE.
PE zgjodhi me 383 vota pro presidenten e re të KE.
Për presidenten e re e KE, 327 eurodeputetë votuan kundër.
Ajo do të zëvendësojë Juncker më datën 1 nëntor.
Ursula von der Leyen është gruaja e parë që zgjidhet në këtë post.
Ndërkaq, për zgjedhjen e Leyen në krye të KE ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.
“Urime për presidenten e parë grua të BE-së, Ursula von der Leyen. Për mua, besimi i patundur qëndron te Europa”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.
Please follow and like us: