Albspirit

Media/News/Publishing

Genc Mlloja: Moto e biznesmenit Nikollaq Neranxi, ‘Askush Prapa’!

Me atë humanizëm që ofron produktet e saj ushqimore të garantuara për shëndetin kur alarmi është dhënë cfarë po ngjet në tregun shqiptar nga vrasësit e heshtur me ushqimet, Kompania Neranxi mbetet lider edhe në ndihmë të shtresave në nevojë.

Rasti i Andrea Gogollarit, njeriut që nuk dëgjon dhe që është bërë mësim-dhënës në kulinari e pjesë e stafit të Institutit Kulinar Neranxi, është pasqyrë e karakterit human të Z. Nikolla Neranxi, president i kompanisë dhe i këtij instituti tashmë të mirënjohur në vend e jashtë kufijve të tij.

Kremtimi para disa ditësh i 11-vjetorit të krijimit të kësaj shkolle, iniciativë ambicioze që u kthye në realitet, ishte dëshmi e asaj cfarë bëjnë pasioni, dedikimi e mbi të gjitha humanizmi i një njeriu.

Jo rastësisht shumë ambasadorë e diplomatë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë kaluan orë të këndeshme në atë festim të ‘shijes së kulinarisë’.

Në 17 objektivat për zhvillim social (SDG) të OKB-së me afat realizimi deri në 2030 me kryesori është ‘Askush të mos lihet prapa’.

Nikollaq Neranxi është ndër shqiptarët e rrallë që këtë objektiv e ka realizuar: ai nuk lë njeri prapa… i ndihmon të ecin përpara me dinjitet. Shembulli më i fundit mësim-dhënësi Andrea Gogollari!

Please follow and like us: