Albspirit

Media/News/Publishing

Plarent Ndreca merr post në Ministrinë e Brendshme

Plarent Ndreca do të mbajë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Ndreca zë vendin e Dritan Palnikajt, i cili ka mbajtur më herët këtë post. Ky u fundit është emëruar në një detyrë të re, në kabinetin e Kryeministrit.

Prezantimi i Ndrecës është bërë në ambientet e Ministrisë së Brendshme në një ceremoni, ku mori pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, trupa e lartë drejtuese e MB-së dhe institucioneve të varësisë.

Ministri Lleshaj ka vlerësuar punën dhe kontributin e Palnikaj në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është shprehur i bindur se Ndreca do të sjellë impulse të reja në drejtimin e administratës së Ministrinë e Brendshme, falë eksperiencës së deritanishme.

Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Please follow and like us: