Albspirit

Media/News/Publishing

Presidentja e re e KE: Të hapim negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehu qëndrimin e saj pro zgjerimit të BE-së. Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel”, zyrtarja e lartë ka deklaruar se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me vendet sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të shtrëngojmë dorën tonë ndaj këtyre shteteve, ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten“, shtoi ajo. Gazeta shkruan se BE u ka ofruar disa vende të Ballkanit Perëndimor perspektivat e pranimit për vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Please follow and like us: