Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Shqipëria ime dhe e juaja do të bëhet një ditë?!

 

 

Në vend të një ëndrre vere

Fotografia e Xhoi Jakaj

Margaret Thatcher

Image result for angela merkel

Angela Merkel

 

Po ëndrroja sikur Shqipëria të prodhojë një grua me parimet dhe aftësitë e këtyre dy zonjave të mëdha.

Atëherë ky vend do kishte shpresë të dilte nga katrahura në të cilën e kanë futur burrat shtetarë që hidh e prit kanë 29 vite duke e bërë copa-copa këtë vend, parimet, ligjet… e kushtetutën e kanë bërë një libër për gjynah nga ato që i zë shiu apo ju bie flaka e tre çereku i saj është lagur ose djegur.

Endrra ime ishte…

  • Të zhduken njëherë e mirë ata që, nën petkun e politikës për popullin dhe me popullin, zhvatën çdo pasuri të tokës, nëntokës, madje edhe mbitokës sepse oksigjenin e zhdukën me ndërtime.
  • Ata që nuk lanë pëllëmbë të territorit shqiptar në qytet, fshat apo vijë e parë e bregdetit pa e ndërtuar pallat dhe ia morën ajrin e frymën këtij populli të pafat?!
  • Ata dhe ato që, në emër të demokracisë, e molën partinë e demokracinë si një lopë e mirë, rregulluan ndër shekuj pasuri të tundshme e të patundshme dhe sot shkruajnë në rrjete sociale se nuk ka demokraci dhe nuk bën kjo as ajo parti për në qeveri. Lind pyetja: Pse nuk dhe shembull konkret, ti moj zonjë apo zotëri, që kur hyrë në politikë ishe me zhele e dole me miliona euro pasuri?!
  • Ata dhe ato që dalin sot në podiume e flasin me zë të lartë ose të mekur duke lexuar letrën që i ka përgatitur këshilltari i kryetarit dhe ndër të tjera mërmërisin që gjithë pasurite e konçensionet dhe çdo kokërr leku të grabitur kur të vijnë në pushtet do ia kthejnë  popullit, (kjo pastaj të shkrin së qeshuri fare)!
  • Ata dhe ato që nuk dinë të lidhin dy fjalë në parlament dhe janë bërë gazi botës e ku Kuvendin e kanë kthyer në cirk gladiatorësh luftarakë, luanaësh, hienash dhe budallenjsh; kthehuni pak në kohë ata që e mbajnë mend parlamentin e vitit 1992 çfarë ajke njerëzish kishte ai tempull, intelektualë që iu peshonte fjala dhe tek i dëgjoje duhet ta mendoje mirë nëse një kryetar partie do të të propozojë një ditë kandidaturën tënde për t’u votuar në popull, sepse parlamenti është vendi ku shkohet për të shpalosur dije dhe miratuar ligje, jo për të thënë përralla e llogje që të vjen turp kur i dëgjon, madje na skuqen faqet e veshët nga idiotësitë dhe kotësitë e tyre kur flasin e që e bënë veten objekt batutash, humori, meme dhe video gaztore për emisione të ndryshme investigative.
  • Ata dhe ato që, në vend të një libri edhe pse kanë shumë nevojë për të, blejnë një fustan atllas të derdhur për të shkuar në parlament ose një orë ‘Rolex’ që vlera e tyre monetare mund të jete shumë e shtrejtë, ama vlera njerëzore dhe intelektuale e personit që i posedon është mjaft e ulët.

 

Post Scriptum: Këto po ëndërroja ku më doli gjumi në orën 05,58 minuta si lugat sepse një trampan u ndez ngjitur me dritaren e dhomës sime të gjumit ku po ndërtohet një pallat i radhës dhe për të mbushur kohën në vend të këtyre zonja të hekurta, krijova këtë status për të qeshur me veten dhe për të futur edhe ju në ëndërra.

Unë pushim jam dhe po dal e bëj një ecje në natyrë; këshilla  ime është: Jeto jetën tënde mirë e shëndetshëm sa të  mundesh pa e bërë dëm atë, por dhe pa shkatërruar jetët e të tjerëve; ka ardhur koha të japim kontribut që të ndryshojmë rromujën e prodhuar nga Politika dhe Politikanët në Shqipëri…ëndrra vazhdon tani me sy hapur…

Please follow and like us: